SIGAL UNIQA Group AUSTRIA Kosova u krijua në vitin 2003 duke shënuar zbatimin e strategjisë për ndërkombëtarizim të aktivitetin sigurues të SIGAL sh.a përmes blerjes së një shoqërie ekzistuese sigurimi. SIGAL Kosova u licencua nga Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës si kompani jo-jetë për sigurime të përgjithshme.
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA Kosova është kompania e para më e madhe e sigurimeve në Kosovë dhe zotëron mesatarisht 11.63% të volumit të përgjithshëm të primeve.
Lista e klasave te produkteve qe ofrohen jane: – Sigurimi i automjeteve TPL dhe TPL+ – Sigurimi i shendetit ne udhetim – Sigurimi i parave ne kasaforte dhe gjate transportit (CIS & CIT) – Sigurime zjarri dhe rreziqet shtese – Sigurimi nga te gjitha rreziqet ne ndertim (CAR) – Sigurimi KASKO – Sigurimi ndaj aksidenteve personale – Sigurimi daj aksidenteve personale – Sigurimi i garancionit – Sigurimi i pergjegjesise – demshperblim profesional – Sigurimi i pergjegjesise – publike – Sigurimi i pergjegjesise – se produktit – Sigurimi shendetesor – Mbulimi plus – Sigurimi bujqesor dhe i blegtorise – Sigurimi i Mallit ne transport
SIGAL UNIQA Kosova ka shtrirë shërbimin e saj si për nga numri i produkteve që ofron ashtu edhe gjeografikisht përmes dhjetra degëve dhe agjencive të veta në Deçan, Dragash, Elezit, Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Shtërpcë, Shtime, Skenderaj, Suharekë, Viti, Vushtrri, Xërxë.
SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA ushtron aktivitetin e saj në Kosovë që nga Dhjetori 2011 dhe është liçencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në klasat e sigurimit të Jetës ku hyjnë:
Jemi krenarë që në portofolin tonë kemi mbi 15,000 klientë që na e kanë besuar të ardhmen e tyre. Partneret dhe klientët që kemi në portofol janë të profileve të ndryshme, duke filluar nga individë, institucione publike, financiare, ndërmarrje private, korporata, organizata jo-qeveritare, etj. qe kane besuar kursimet dhe sigurimin e jetës se tyre apo punonjësve të tyre tek grupi ynë.
SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA eshte pjesë e “UNIQA GROUP AUSTRIA”, grupit më të madh të sigurimeve në Europën Qëndrore dhe Lindore, me një përvojë mbi 150 vjeçare në industrinë e sigurimeve. Me rreth mbi 22,000 punonjës, 19 milionë kontrata dhe 33 Miliardë Euro asete nën menaxhim, UNIQA Group AUSTRIA është ndër grupet më të fuqishme financiare dhe ndër kompanitë më energjike në Europë e vlerësuar me “A” nga ‘Standard&Poor’s’.
Portofoli ynë risigurohet me marrëveshje risiguruese, me Risigrues prestigjoz të sigurimeve të Jetës, si Scor Global Life, sipas standardeve te Grupit UNIQA si dhe Legjislacionit ne fuqi te BQK-se.
Shkarko broshuren per sigurimet e jetes: Informacion për Sigurimet e Jetës
Më shumë rreth Sigurimeve të Jetës
Për Listën e Anëtarëve të Bordit të SIGAL UNIQA Group Austria në Kosovë, klikoni këtu.
Për Listën e Anëtarëve të Bordit të SIGAL Life UNIQA Group Austria në Kosovë, klikoni këtu.
Për strukturën e kompanisë klikoni këtu.
Scroll Down