Sigurim i Jetës në Grup

Sigurimi i jetës me afat (jeta në grup) i dedikohet grupeve të ndryshme të personave që janë pjesë e një kompanie apo organizate dhe dëshirojnë të kenë një të ardhme të sigurt, duke siguruar jetën e tyre dhe në rast të ndodhjes së ngjarjes së siguruar (invaliditet/ humbje jete, etj.) të përfitojnë një dëmshpërblim financiar në vlerën e disa pagave (kontratës së punës) apo një shumë fikse të sigurimit të përcaktuar në kontratën e sigurimit.
Ky sigurim nuk ka kursim (për dallim nga Endowment) por siguron mbrojtje financiare me një kontiribut të ultë vjetor (ose mujor) dhe shumë të lartë sigurimi (dëmshpërblimi).

Më shumë rreth produkteve

Silver - Aksidente Personale

  • Humbje Jete Aksidentale
  • Invaliditet
  • Shpenzime të Mjekimit
  • Kompenzim Ditor

Pako Silver përveç që ju mbulon humbjen e jetës aksidentale ju mbulon edhe nga aksidentet që mund t’ju ndodhin 24 orë në ditë. Në rast aksidenti, ju përfitoni edhe kompensim ditor për çdo ditë të humbur pune si pasojë e aksidentit. Në rast të invaliditetit të pjesshëm apo të plotë atëherë përfitoni përqindje të shumës së sigurimit bazuar në shkallën e invaliditetit dhe kushteve të kontratës.

Gold - Humbje Jete

  • Humbje Jete Natyrore
  • Mbulime tjera sipas zgjedhjes

 


Pako Gold ju mbulon Humbjen e jetës nga shkaqet natyrore (sëmundje) bazuar vetëm në përjashtimet e përgjithshme. Mund të merret në kombinim me pako tjera, në bazë të zgjedhjes së të siguruarit dhe kushteve të kontratës.

Gold Plus - Humbje Jete dhe Aksidente Personale

  • Humbje Jete Natyrore
  • Humbje Jete Aksidentale
  • Invaliditet
  • Shpenzime të Mjekimit
  • Kompenzim Ditor

Pako Gold + ju mbulon Humbjen e Jetës nga shkaqet natyrore (sëmundje) dhe/ose edhe humbjen e jetës aksidentalisht. Poashtu, kjo pako mbulon edhe aksidentet personale me mbulime të shpenzimeve të mjekimit, kompensim ditor dhe invaliditet, sipas mbulimeve të përzgjedhura dhe kushteve të kontratës.

Scroll Down