Sigurimet e Jetës së Kredimarrësit

Sigurimi i jetës së kredimarrësit është një produkt sigurimi jete i cili ofrohet për personat të cilët marrin kredi në banka apo institucione mikrofinanciare të licensuara nga BQK dhe i mbron ata nga rreziku i pamundësisë së mosshlyerjes së kredisë si pasojë e humbjes së jetës së kredimarrësit.
Pra, garanton pagesën e shumës së pakthyer të kredisë në momentin e humbjes së jetës së kredimarrësit, pasi që Sigal Life Uniqa me rastin e ndodhjes së ngjarjes së siguruar (humbjes së jetës së kredimarrësit) merr përsipër shlyerjen (pagesën) e shumës së mbetur të kredisë, duke lehtësuar në këtë mënyrë detyrimin financiar që do të rëndonte mbi ta dhe familjet e tyre.

Kredi Konsumuese

  • Humbje Jete Natyrore
  • Humbje Jete Aksidental
  • Invaliditet

Me këtë produkt garantohet pagesa e shumës së mbetur të kredisë në momentin e humbjes së jetës së kredimarrësit (individ) me kredi konsumuese (mosha 18-64 vjeçare) deri në një shumë të përcaktuar të kredisë dhe garanton familjen e të siguruarit nga detyrimi bankar, pasi që Sigal Life Uniqa me rastin e ndodhjes së ngjarjes së sigurimit, merr përsipër shlyerjen e shumicës së kredisë, duke lehtësuar në këtë mënyrë detyrimin financiar familjar.

Kredi Biznesi

  • Humbje Jete Natyrore
  • Humbje Jete Aksidental
  • Invaliditet

Me kete produkt garantohet pagesa e shumës së mbetur të kredise në momentin e humbjes së jetës së kredimarresit pronar biznesi apo ortak (key-man) me kredi biznesore deri ne nje shume te percaktuar te kredise. Pronaret e biznesit garantohen per detyrimin bankar, ne rast te ndodhjes se ngjarjes së sigurimit, ashtu qe SIGAL Life UNIQA me merr përsipër shlyerjen e shumës së kredise se mbetur, duke lehtësuar në këtë mënyrë detyrimin financiar biznesor.

Kredi Hipotekare

  • Humbje Jete Natyrore
  • Humbje Jete Aksidental
  • Invaliditet

Me kete produkt garantohet pagesa e shumës së mbetur të kredise në momentin e humbjes së jetës së kredimarresit (individ 18-64 vjeçare) deri ne nje shume te percaktuar te kredise investuese (patundshmeri), dhe garanton familjen e të siguruarit nga detyrimi afatgjate bankar, pasi qe SIGAL Life UNIQA me rastin e ndodhjes se ngjarjes së sigurimit, merr përsipër shlyerjen e shumës së kredise e cila eshte perdorur per rritjen e standardit jetesor, duke lehtësuar në këtë mënyrë barren financiare nder breza te ketij investimi te rendesishem.

Scroll Down