Sigurimet e Pronës
SIGAL UNIQA ofron këtë sigurim për: pasurinë e paluajtshme (njësitë tregtare dhe industriale), pasurinë e luajtshme, e cila përfshin (Makineri, pajisje, inventar ekonomik,lëndë e parë, mallrat etj).
SIGAL UNIQA ju dëmshpërblen për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale si pasojë e: zjarrit, rrufesë, shpërthimit, përplasjes ose rënies së një avioni, pjesëve ose ngarkesës së tij, përpjekjeve për shuarjen e zjarrit, prishjeve ose lëvizjeve në lidhje me çdonjërën prej ngjarjeve të mësipërme, tërmetit, përmbytjes, stuhisë, thyerjes së xhamave, akteve terroriste, grevave, trazirave civile etj. Primet për këtë sigurim variojnë nga 0,13% deri në 1% të shumës së siguruar, në varësi të biznesit që ushtrohet.
Sigurimi nga Ndërprerja e Biznesit
Sigurimi i biznesit është për të gjithë sipërmarrësit dhe administratorët e bizneseve të ndryshme pavarësisht llojit dhe përmasave të aktivitetit.
Nëpërmjet këtij produkti, SIGAL UNIQA mbulon shpenzimet si pasojë e ndërprerjes së aktivitetit të biznesit nga zjarri apo rreziqet shtesë të tij duke siguruar fitimin neto si dhe kostot fikse. Në rastet e dëmtimit të pasurisë, ju duhet të përballoni edhe pasojat që vijnë nga ndërprerja e veprimtarisë ekonomike: mungesa e të ardhurave dhe qarkullimit të parasë. Për këtë qëllim, SIGAL UNIQA ofron të gjitha mundësitë për vazhdimin e qetë të punës tuaj.
Sigurimi i Përgjegjësisë Publike
Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin nga dëmtimet trupore dhe pasurore që u shkakton personave të tretë përmes veprimtarisë prodhuese, ndërtuese dhe përdoruese në ambientet e tij. Tarifat për këtë lloj sigurimi janë në varësi të veprimtarisë, procesit të punës, qarkullimit, kufijve të dëmshpërblimit por mesatarisht aplikohet një tarifë nga 0,1% deri në 0,35% e limitit të përgjegjësisë
Sigurimi i Përgjejgësisë së Hoteleve dhe Restoranteve
Kjo policë sigurimi është hartuar posaçërisht për pronarët, administratorët e hoteleve dhe restoranteve për sigurimin e të gjithë përgjegjësive që rrjedhin prej veprimtarisë së tyre.
Ky sigurim mbulon dëmin fizik që mund t'i shkaktohet ndërtesës dhe përgjegjësinë publike që rrjedh nga ushtrimi i veprimtarisë hoteliere. Në rastin e hoteleve kemi të bëjmë me një policë komplekse, pasi janë disa rreziqe të cilat teknikisht dhe financiarisht trajtohen në një policë të vetme sigurimi.
Investimi juaj është i ekspozuar në mënyrë konstante kundrejt eventeve të papritura dhe të paparashikuara, duke filluar që nga kushtet e motit dhe të papriturat e shtresave të nëntokës, mbi të cilën ju ngrini themelet e veprave tuaja dhe deri tek pakujdesitë e kapitalit human, në zbatimin me përpikmëri dhe rigorozitet të specifikave të projektit, rregullave të sigurimit në ndërtim, montim etj.
Përmes këtij sigurimi, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA mbulon të gjitha rreziqet, ndaj të cilave janë të ekspozuara mallrat gjatë transportit. Të gjitha humbjet apo dëmtimet aksidentale dhe të pa paramenduara apo keqdashëse; zjarr, shpërthim; aksidente t ë mjeteve t ë transportit; shkarkimin e mallit në një port tjetër në rast fatkeqësie; sakrificën e avarisë së përgjithshme, shpenzime për shpëtimin e ngarkesës, dëmi nga tërmeti, vullkani, rrufeja, dëmtimi i mallrave nga uji në bordin e anijes, dëmtime dhe humbje totale t ë pakove gjatë ngarkim-shkarkimit.
Për kompanitë e transportit që punojnë për të tretë, SIGAL UNIQA ofron produktin CMR: sigurimi 100% i përgjegjësisë së transportuesit.
Mjetet e transportit:
- Transport tokësor: përfshin transportin automobilistik dhe atë hekurudhor;
- Transport detar: ku pranohen të gjitha llojet e anijeve që plotësojnë kushtet e Institute Cargo Clause-Londër;
- Transport ajror: ku pranohen kërkesat për sigurimin e mallit për avionë të licencuar;
Janë sigurimet që i ofrohen bankave, agjencive të këmbimit, institucioneve të tjera financiare, por edhe për veprimtari të tjera që kanë qarkullim vlerash monetare:
Kjo kontratë ofron mbulim kompleks për Bankat dhe fondacionet e mikrokredive.
Përmes këtij produkti, mbulohen rreziqe si:
Pandershmëritë e punonjësve
Godinat (Drejtoria dhe Agjencitë)
Paratë në Kasafortë
Paratë në Tranzit
Çeqet e imituara
Paratë e falsifikuara
Pajisjet dhe inventari ekonomik gjate tentativës për grabitje
Tarifat për këtë produkt ndryshojnë në varësi të shumës së siguruar, masave e sigurisë, numrit të punonjësve etj.
SIGAL UNIQA merr përsipër t'ju dëmshpërblejë për humbjen apo dëmtimin e pasurisë, si rrjedhojë e vjedhjes përmes hyrjes dhe daljes forcërisht ose me dhunë nga objekti që ju do të siguroni. Ky sigurim aplikohet për bankat, shoqëritë e këmbimit valutor si dhe të gjitha shoqëritë e mëdha që mbajnë gjendje parash në ambientet e tyre.
Vjedhja dhe grabitja e vlerave monetare në:
Kasafortë
ATM (Automatic Teller Machine)
Sportele
Nëpërmjet kësaj kontrate, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ju mbulon në sigurim nga rreziku i vjedhjes dhe grabitjes së vlerave monetare gjatë transportit të tyre. Ky sigurim aplikohet për bankat, shoqëritë e këmbimit valutor si dhe të gjitha shoqëritë e mëdha që transportojnë shuma parash për aktivitetin e tyre.
Ky produkt konsiston në dëmshpërblimin e dëmeve të shkaktuara nga vjedhja apo grabitja e vlerave monetare:
Gjatë transportit
Nën ruajtjen e punonjësve
Nën kujdesin e shoqërive transportuese
Përmes këtij produkti, për të gjitha kontratat dhe garancitë e siguruara SIGAL UNIQA mbulon vlerën financiare të siguruar, në rast se ka shkelje ose mospërfundim të kontratës midis dy individëve ose bizneseve.