Si të veproni në rast dëmi!



 


 

Procedurat që duhen ndjekur për të raportuar dëmin motorik që keni pësuar!

 

​Në rast dëmi – Sigurimi i automjetit TPL

Nëse keni sigurimin TPL të automjetit dhe jeni përfshirë në një aksident, dokumentacioni për dëmshpërblim që duhet të dorëzoni pranë Departamentit të trajtimit të dëmeve Motorike në Drejtorinë e Përgjithshme është:

  • Kërkesa për dëmshpërblim
  • Raporti Policor
  • Fotografi të mjetit/mjeteve të përfshira në aksidente, në vendin e ngjarjes
  • Foto të mjeteve/objektit të përfshira në aksident
  • Raporti Evropian
  • Leja e qarkullimit të mjetit
  • Policën e sigurimit të mjetit të dëmtuar
  • Dëshmi e aftësisë për drejtimin e mjetit
  • Autorizim përdorimi (nëse nuk është pronar i mjetit)
  • Autorizim përfaqësimi për të kryer procedurat

 

​Në rast dëmi – Sigurimi i automjetit KASKO

Nëse keni sigurimin KASKO të automjetit dhe jeni përfshirë në një aksident, dokumentacioni për dëmshpërblim që duhet të dorëzoni pranë Departamentit të trajtimit të dëmeve Motorike në Drejtorinë e Përgjithshme është:

  • Kërkesa për dëmshpërblim
  • Njoftimin e siguruesit pë rastin e dëmit  mbrenda 48 orëve përmes (tel apo e-mail)
  • Fotografi të mjetit/mjeteve të përfshira në aksidente, në vendin e ngjarjes
  • Deklarata e të dëmtuarit
  • Dokumentat e mjetit përfitues
  • Raporti Evropian
  • Policën e sigurimit të mjetit të dëmtuar
  • Dëshmi e aftësisë për drejtimin e mjetit
  • Çdo dokument tjetër që kërkohet nga Siguruesi

 

​Në rast dëmi – Sigurimi i automjetit MINIKASKO

Nëse keni sigurimin MINIKASKO të automjetit dhe jeni përfshirë në një aksident, dokumentacioni për dëmshpërblim që duhet të dorëzoni pranë Departamentit të trajtimit të dëmeve Motorike në Drejtorinë e Përgjithshme është:

  • Njoftoni aksidentin në numrin e emergjencës 192 ose 112
  • Bëni 3-4 foto dixhitale të mjeteve të përfshira në vendgjarje dhe të vendit të ngjargjes
  • Njoftoni Degën/Agjencinë më të afërt të SIGAL UNIQA.
  • Merr një kopje të proces-verbalit të policisë
  • Mos riparoni mjetin pa njoftuar dhe pa marrë me parë miratimin e SIGAL UNIQA
  • Përgatisni dosjen e dëmit dhe dorëzojeni tek një Degë e SIGAL UNIQA, së bashku me policën origjinale MINIKASKO

 

Kush mund te paraqes kerkesen per kompensim demi te shkaktuar ne rast aksidenti ne komunikacion

  • Pronari i mjetit të dëmtuar
  • Personi i lënduar
  • Pronari i objektit të dëmtuar

 

Raporto dëmin në numrin e telefonit apo email adresën:
+383 (0) 38 240 241 ext. 118
[email protected]