Marrja me qira e një makine jashtë vendit: çfarë të presësh!



 

 

Marrja me qira e një makine jashtë vendit mund t’ju japë lirinë për të shkuar atje ku dëshironi në udhëtimin tuaj, por gjithashtu mund të sjellë probleme dhe shpenzime të panevojshme.

 

Këshilla: Makina me Qira

 

Patentë shoferi

Nga praktika e deritanishme, patentë shoferi i RKS mund të përdoret për transit pothuajse në komunikacionin rrugor të shteteve të BE-së dhe me mundësi të përdorimit të tij për një afat të caktuar kohor si p.sh. në Gjermani për 6-9 muaj. Nëse jeni duke shkuar në pushime jashtë BE-së, hulumtoni nëse do t’ju duhet një patentë shoferi ndërkombëtar, përndryshe mund të përfundoni duke paguar një gjobë për drejtimin e automjetit pa patentë. Prandaj, është më mirë të informoheni paraprakisht në mënyrë që të mos ju zë në befasi një situatë e tillë.

Shoferi duhet të plotësojë kërkesat për drejtimin e mjetit motorik që vlejnë në vendin në fjalë. Për shembull, mosha minimale ndryshon nga vendi në vend. Përveç kësaj, çmimi i qirasë mund të jetë më i shtrenjtë për shoferët e rinj, edhe nëse ata plotësojnë kufirin e moshës.

Dhe një gjë tjetër që është mirë ta dini: në shumicën dërrmuese të kompanive të huaja të qiradhënies së makinave, në timon mund të hipë vetëm personi në emër të të cilit është bërë rezervimi. Shpesh është e mundur të regjistrohet një shofer i dytë shtesë, por për këta mund të ketë një tarifë të konsiderueshme.

 

Krahasimi i kompanive që japin makina me qira është i vlefshëm

Merrni kohë të mjaftueshme paraprakisht për të zgjedhur një kompani me qira e cila është e qëndrueshme dhe e përballueshme. Marrja me qira në internet është zakonisht më e lirë sesa në një degë lokale. Por, gjithashtu mendoni për termat dhe kushtet dhe kaloni pak më shumë kohë duke kërkuar. Nuk ka të bëjë vetëm me çmimin, shumë të rëndësishme janë edhe kushtet në të cilat ky çmim është i vlefshëm.

Një këshillë e mirë për udhëtarët më me përvojë janë kompanitë lokale më të vogla me qira, të cilat nuk keni nevojë t’i gjeni paraprakisht duke kërkuar. Shikoni gjithashtu serverët e udhëtimit dhe kërkoni përvojat e atyre para jush dhe kërkoni rekomandime. Për çdo kompani me qira, lexoni gjithashtu komentet e klientëve: ngase mund të mësoni prej tyre për problemet apo për grackat befasuese që dolën në dritë vetëm kur ata paguanin .

 

E gjithë kjo ndikon në çmimin përfundimtar

“Nëse çmimi i koutuar për marrjen me qira të një makine ju duket i favorshëm, kontrolloni nëse sigurimi përfshihet në çmim, dhe nëse po cila është bashkëpagesa. Gjithashtu, keni parasysh që, për shembull, mund të paguani veçmas për një ndenjëse makine ose për navigacion. Kushtojini vëmendje edhe pagesës së taksave vendore apo pullave të autostradës”, paralajmëron menaxheri i sigurimit të automjeteve të UNIQA-së, Ján Kimmer.

Kushtojini vëmendje edhe kohës së kthimit të automjetit. Nëse jeni vonë, kompania e qirasë mund t’ju bëj që të paguani një ditë shtesë të plotë, edhe nëse keni mbërritur vetëm një orë me vonesë. Me disa kompani qiraje, madje mund të ndodhë që të paguani pak më shumë për kthimin e hershëm.

Huamarrësi është gjithmonë përgjegjës për gjobat e mundshme, dhe për këtë arsye kompania e qirasë do të dëshirojë që ju të paguani paratë. Dhe mund të jetë vetëm parkimi i keq ose shpejtësia në fshat, për të cilat as nuk e dini. Kompania e makinave me qira mund t’i zbresë paratë nga llogaria me kartë pagese edhe pas gjysmë viti, madje edhe me një tarifë penaliteti mbi të.

 

Lista kontrolluese

  • Lexoni plotësisht kontratën – përpara se ta nënshkruani dhe bëni pyetje për çdo gjë që nuk kuptoni.
  • Kontrolloni për ndonjë tarifë shtesë – ose ndonjë gjë që nuk e prisnit në kontratë.
  • Kontrolloni mbulimin e sigurimit – mund të jeni përgjegjës për më shumë sesa mendoni, dhe nëse mendoni se jeni plotësisht i mbuluar.
  • Lejo kohë – që automjeti të kontrollohet tërësisht kur ta merrni dhe ta ktheni.
  • Bëni foto të të gjitha dëmtimeve – kjo mund të marrë kohë, por do t’ia vlejë nëse makina ka ndonje dëmtim. Nëse ka dëmtim kur merrni makinën, sigurohuni që të jetë shënuar nga kompania dhe bëni edhe fotot tuaja. Nëse e ktheni makinën tuaj jashtë orarit, fotografoni gjendjen e saj, pasi mund të mbani përgjegjësi për çdo dëmtim që ndodh.
  • Kontrolloni për pajisjet e sigurisë dhe gomat rezervë – edhe kjo mund të marrë kohë, por kontrolloni që të gjitha pajisjet e sigurisë që kërkohen paraprakisht dhe që goma rezervë të mos jetë e shpuar ose e konsumuar tepër.

 

Polica e Sigurimit

Shumica e kompanive që japin me qira ofrojnë sigurimin bazë të makinës në çmimin e qirasë, por zakonisht ka një bashkëpagesë të lartë. Kështu që për të gjithë dëmin që shkaktoni gjatë udhëtimit, duhet të paguani një pjesë të madhe të tuajën.
Disa kompani sigurimesh ofrojnë sigurim shtesë për një makinë me qira jashtë vendit.

 

Alkooli pas timonit

Po, në disa vende një sasi e caktuar alkooli tolerohet pas timonit. Megjithatë, ju kurrë nuk e dini saktësisht se si konsumi I alkoolit do të shfaqet kur matet në vendin tuaj. Në të njëjtën kohë, kuptoni se toleranca është derisa të ndodhë diçka. Nëse shkaktoni një aksident trafiku, alkooli në gjak definitivisht nuk do t’ju ndihmojë. Dhe sigurimi juaj mund të aplikojë një përjashtim në një rast të tillë, që do të thotë se ju do të paguani për gjithçka.