Si të veproni në rast dëmi!
Procedurat që duhen ndjekur për të raportuar dëmin motorik që keni pësuar!
Në rast dëmi – Sigurimi i automjetit TPL
Nëse keni sigurimin TPL të automjetit dhe jeni përfshirë në një aksident, dokumentacioni për dëmshpërblim që duhet të dorëzoni pranë Departamentit të trajtimit të dëmeve Motorike në Drejtorinë e Përgjithshme është:
- Kërkesa për dëmshpërblim
- Raporti Policor
- Fotografi të mjetit/mjeteve të përfshira në aksidente, në vendin e ngjarjes
- Foto të mjeteve/objektit të përfshira në aksident
- Raporti Evropian
- Leja e qarkullimit të mjetit
- Policën e sigurimit të mjetit të dëmtuar
- Dëshmi e aftësisë për drejtimin e mjetit
- Autorizim përdorimi (nëse nuk është pronar i mjetit)
- Autorizim përfaqësimi për të kryer procedurat
Në rast dëmi – Sigurimi i automjetit KASKO
Nëse keni sigurimin KASKO të automjetit dhe jeni përfshirë në një aksident, dokumentacioni për dëmshpërblim që duhet të dorëzoni pranë Departamentit të trajtimit të dëmeve Motorike në Drejtorinë e Përgjithshme është:
- Kërkesa për dëmshpërblim
- Njoftimin e siguruesit pë rastin e dëmit mbrenda 48 orëve përmes (tel apo e-mail)
- Fotografi të mjetit/mjeteve të përfshira në aksidente, në vendin e ngjarjes
- Deklarata e të dëmtuarit
- Dokumentat e mjetit përfitues
- Raporti Evropian
- Policën e sigurimit të mjetit të dëmtuar
- Dëshmi e aftësisë për drejtimin e mjetit
- Çdo dokument tjetër që kërkohet nga Siguruesi
Në rast dëmi – Sigurimi i automjetit MINIKASKO
Nëse keni sigurimin MINIKASKO të automjetit dhe jeni përfshirë në një aksident, dokumentacioni për dëmshpërblim që duhet të dorëzoni pranë Departamentit të trajtimit të dëmeve Motorike në Drejtorinë e Përgjithshme është:
- Njoftoni aksidentin në numrin e emergjencës 192 ose 112
- Bëni 3-4 foto dixhitale të mjeteve të përfshira në vendgjarje dhe të vendit të ngjargjes
- Njoftoni Degën/Agjencinë më të afërt të SIGAL UNIQA.
- Merr një kopje të proces-verbalit të policisë
- Mos riparoni mjetin pa njoftuar dhe pa marrë me parë miratimin e SIGAL UNIQA
- Përgatisni dosjen e dëmit dhe dorëzojeni tek një Degë e SIGAL UNIQA, së bashku me policën origjinale MINIKASKO
Kush mund te paraqes kerkesen per kompensim demi te shkaktuar ne rast aksidenti ne komunikacion
- Pronari i mjetit të dëmtuar
- Personi i lënduar
- Pronari i objektit të dëmtuar
Raporto dëmin në numrin e telefonit apo email adresën:
+383 (0) 38 240 241 ext. 118
[email protected]