Lajmet e Fundit

Newsletter SIGAL UNIQA Korrik 2020


August 13, 2020


TREGU I SIGURIMEVE NE RAJON

 

Të dhënat e AMF, tregu në rënie, SIGAL UNIQA lidere e tregutAutoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka publikuar raportin e tregut të sigurimeve për periudhën janar-qershor 2020. Të dhënat tregojnë një rënie të tregut të sigurimeve në vend me 6.66%.
Edhe pse tregu pasqyron një ulje në tërësi, SIGAL UNIQA Group Austria mbetet e palëkundshme, duke ruajtur pozicionim në krye, me rreth 30% të tregut të sigurimeve.
Referuar të dhënave zyrtare të AMF, SIGAL UNIQA kryeson tregun në pothuaj të gjitha produktet e sigurimit, si në sigurimet e jetës me 56.51% të tregut ashtu edhe sigurimet e jo-jetës me 26.48% të tregut.
Sipas AMF, volumi i primeve të shkruara bruto në nivel tregu është ulur me 537,925 mijë lekë duke arritur shifrën 7,543,804 mijë lekë.
Numri i kontratave arriti në 434,968 duke shënuar një ulje me 26.45 % krahasuar me janar – qershor 2019.
Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 7,052,684 mijë lekë duke shënuar një ulje në masën 5.11% krahasuar me janar – qershor 2019.
Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 395,166 duke shënuar një ulje në masën 26.19% krahasuar me janar – qershor 2019.
Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kapi shifrën 489,918 mijë lekë duke shënuar një ulje në masën 19,76 % krahasuar me janar – qershor 2019.
Numri i kontratave në sigurimin e Jetës arriti në 39,797 duke shënuar një ulje në masën 28.92% krahasuar me janar – qershor 2019.
Gjatë janar – qershor 2020, janë paguar gjithsej 4,080,728 mijë lekë dëme ose 46.75% më shumë se gjatë periudhës janar – qershor 2019.
Numri i dëmeve të paguara në janar – qershor 2020 është rritur me 451 dhe arriti shifrën 23,954 nga të cilat 23,108 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 846 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.

Nga të dhënat e AMF, për periudhë janar – qershor 2020, SIGAL vazhdon të udhëheqë tregun duke zotëruar përkatësisht:
56.51% të volumit të përgjithshëm të primeve për Sigurimine Jetës;
26.48% të volumit të përgjithshëm të primeve për sigurimin e Jo-Jetës
21.54% të volumit të përgjithshëm të primeve për Sigurimet Motorike;
45.40% të volumit të përgjithshëm të primeve në Sigurimin e Pasurisë;
35.52% të volumit të përgjithshëm të primeve në Sigurimin e Aksidenteve dhe Shëndetit.
46.63% të volumit të përgjithshëm të primeve në Sigurimin e Shëndetit në Udhëtim
39.58% të volumit të përgjithshëm të primeve në Sigurimin e Sëmundjeve

 

Tregu i sigurimeve në Kosovë, SIGAL Uniqa lidere e tregut

Raporti i fundit për tregun e sigurimeve nga Banka Qendrore e Kosovës mbetet ai i periudhës janar-prill 2020, ku SIGAL UNIQA kryeson tregun e sigurimeve Jo-Jetë me 15.27% të tregut.

Gjatë periudhës janar-prill 2020 tregu i sigurimeve në Kosovë ka patur një rënie me 11.75% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Volumi i primeve të shkruara bruto në krahasim me periudhën paraprake është zvogëluar me 3,688,522 euro më pak, duke arritur gjithësej shumën prej 27,690,427 euro.
Numri i kontratave arriti në 230,027 duke shënuar një rënie me 27.84% krahasuar me periudhën e njëjtë Janar – Prill 2019.
Gjatë periudhes Janar – Prill 2020, janë paguar gjithësej 14,700,736 euro dëme ose 0.77% më shumë se gjatë periudhës së njëjtë Janar – Prill 2019.

Pavarësisht tendencës në ulje të tregut, nga të dhënat e Buletinit Statistikor të Bankës Qendore të Kosovës, për periudhën janar- prill 2020, SIGAL Uniqa Group Austria në Kosovë pozicionohet në vend të parë në sigurimet e Jo-Jetës dhe në vend të dytë në sigurimet e Jetës.
Sipas të dhënave zyrtare, SIGAL UNIQA Kosovë udhëheq tregun përkatësisht në këto produkte sigurimi:

15.27% të volumit të përgjithshëm të primeve për Sigurimine e Jo-Jetës;
60.74% të volumit të përgjithshëm të primeve për Sigurimet Vullnetare;
12.97% të volumit të përgjithshëm të primeve të Sigurimeve Motorike;
48.72% të primeve të Shkruara Bruto në Sigurimin e Zjarrit, Forcat e Natyrës dhe Dëmtimet e Tjera në Pronë;

 

 

 

UNIQA  AD  Shkup, Maqedoni e Veriut

Agjencia e Mbikqyrjes së Sigurimeve në Maqedoninë e Veriut ka publikuar raportin e të dhënave të tregut të sigurimeve për periudhën 01.01.2020-31.03.2020.

Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit Mbikqyrës UNIQA AD Shkup renditet në vend të shtatë në treg, përkatësisht me 7.7% të tregut, nga 11 kompani sigurimi që operojnë. E ndarë sipas fushës së sigurimeve, UNIQA Life AD renditet e treta në tregun vendas, ndërsa UNIQA Jo-Jetë renditet e shtata.
Krahasuar me të dhënat e fundit të raportuara nga Agjencia e Mbikqyrjes së Sigurimeve për vitin 2019, UNIQA Ad Shkup ka rënë me 2 pozicione në treg, përkatësisht nga vendi i peste që ishte ka zbritur në vend të shtatë. Ndërsa përqindja e tregut të UNIQA-s ka rënë nga 9.2% në 7.7%.

Ajo që vihet re është se tregu në tërësi dominohet nga sigurimet e detyrueshme të automjeteve, përkatësisht në sigurimin e detyrueshëm të automjeteve për përgjegjësinë ndaj palëve të treta, ajo që ndryshe njihet si sigurimi TPL.

 

NGJARJE TË RËNDËSISHME

 

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA HAP ZYRA TE REJA NE QYTETIN E DURRESIT

Rrjetit të më shumë se 900 zyrave të kompanisë SIGAL UNIQA i shtohen zyra të reja, -Dega Nr. 2, në qytetin e Durrësit, përkatësisht: Në Bulevardin kryesor, Rruga Tregtare, pranë Bashkisë Durrës.
Pranë zyrave të reja, klientët e SIGAL UNIQA do të marrin të gjitha shërbimet, që nga blerja e të gjitha llojeve të siguracioneve e deri tek marrja e dëmshpërblimit, në rast aksidenti apo dëmtim prone, biznesi etj.
Më herët SIGAL UNIQA e zgjeroi sërish rrjetin e zyrave të saj në shërbim të klientëve në 2 pika strategjike të Tiranës, prapa Kullave Binjake në pallatin e ri Teknoprojekt – Dega Nr.2, dhe në Bulevardin Gjergj Fishta, në kompleksin Delijorgji – Dega Nr. 3.
SIGAL UNIQA Group Austria është kompania më e madhe e sigurimeve, me mbi 900 zyra në 3 shtete-SHQIPËRI-KOSOVË-MAQEDONI E VERIUT dhe më shumë se 1 milionë kontrata sigurimi.
E gjithë kjo falë BESIMIT TE KLIENTEVE, drejtimit të lidershipit dhe punës e përkushtimit të stafit.
ME BESIM DHE PERKUSHTIM, ECIM TE SIGURTE DREJT SE ARDHMES.

 

 

Grupi SIGAL UNIQA publikon Raportin Vjetor për vitin 2019

Grupi SIGAL UNIQA ka publikuar Raportin Vjetor për vitin 2019, të cilin e ka publikuar edhe në faqen zyrtare të kompanisë, sipas kërkesave edhe të Autoritetit Mbikëqyrës, me qëllim transparencën e plotë me publikun.
Sipas të dhënave zyrtare, grupi SIGAL UNIQA rezulton me rritje për vitin 2019, ku nga volumi i primeve shifrat shkojnë mbi 71 milionë euro prime për vitin 2019, nga rreth 66 milionë euro që ishte për vitin 2018. Ndërsa numri i kontratave i ka kaluar 1 milion kontrata në nivel grupi, me një rritje prej më shumë se 300 mijë kontrata në vit krahasuar me vitin 2018, ku numri i kontratave ishte rreth 711 mijë.
Numri i punonjësve gjiithashtu rezulton të jetë rritur në rreth 1600 ndërsa numri i zyrave shkon në rreth 1200.
Në raport pasqyrohen edhe aktivitetet dhe përgjegjësia sociale e SIGAL UNIQA-s, ku ndër të tjera mbështetja për artin, kulturën e sportin nuk mungojnë.
Raportin i plotë vjetor i kompanisë SIGAL UNIQA mund ta aksesoni në linkun e mëposhtëm:
https://sigal.com.al/wp-content/uploads/2020/07/raporti-vjetor-2020_final-shqip.pdf

 

 

Fondi i Pensioneve Private SIGAL publikon Prospektin për vitin 2019

Fondi i Pensioneve Private SIGAL ka publikuar Prospektin në faqen e tij zyrtare, ku çdo klient, individ apo institucion mund ta aksesojë dhe të marrë të gjithë informacionin që mund ti nevojitet.
Qëllimi i publikimit të Prospektit është që Fondi i Pensioneve SIGAL të jetë transparent me klientët dhe institucionet mbikqyrëse, si dhe tu japë një panoramë të qartë me informacione të vërteta rreth fondit dhe rreth përfitimeve, me qëllim që të jetë i qartë përpara se të vendosë të kontribuojë për pension privat tek SIGAL.
Sipas të dhënave edhe të Prospektit, Fondi i Pensioneve SIGAL është fondi më i madh në Shqipëri, i cili zotëron mbi 45% të tregut.
Në prospekt jepen informacione mbi përfitimet e pensionit privat, si dhe ku investohen kontributet e anëtarëve, banka bashkëpunuese e fondit, kuotat e secilit anëtar etj.
Kushdo që është i interesuar ta lexojë Prospektin e Fondit të Pensioneve Private SIGAL mund ta aksesojë në linkun e mëposhtëm:
https://fppsigal.com.al/publikime/

 

 

Shoqata e Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondit të Investimeve nënshkruan marrëveshjen për publikimin e të dhënave online me Bursën Shqiptare të Titujve

Bursa Shqiptare e Titujve (ALSE) në bashkëpunim me Shoqatën e Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Invesimeve lançoi platformën e publikimit të të dhënave ditore të kuotave të investimeve dhe pensioneve private vullnetare.
Në takim morën pjesë përfaqësuesit e Fondeve të Pensioneve dhe Investimeve, kryetari i Bursës së Titujve, z. Artan Gjergji Kryetari i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare z. Ervin Mete si dhe kryetari i Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondit të Investimeve, z. Naim Hasa.
Në fjalën e tij z. Hasa theksoi rëndësinë e kësaj platforme, si një nga projektet më të rëndësishme në zhvillimin e tregjeve finaciare në Shqipëri, siç është publikimi online i të dhënave financiare të Fondeve të Pensioneve dhe ato të Investimit në Bursën Shqiptare.Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në sallën Ovale, ku ishin ftuar edhe mediat dhe grupet e interesit.
Zbatimi i këtij projekti do të mundësojë bashkëpunimin mes Institucioneve e kompanive të tregut të kapitaleve. Gjithashtu ky projekt ju vjen në ndihmë konsumatorit, pjesëmarrësve në këto tregje, duke rritur transparencën dhe edukimin financiar të tyre.

 

 

Paketa e re e sigurimit: Shëndet në Udhëtim + Telefono Një Mjek

Me qëllim ofrimin e sa më shumë shërbimeve dhe për t’ju gjendur sa më afër klientëve të saj, SIGAL UNIQA Group Austria ofron shërbimin më të ri: Telefono një Mjek.
Cilido klient që blen një sigurim Shëndet në Udhëtim tek SIGAL UNIQA përfiton falas edhe shërbimin Telefono një Mjek.
Klientët do të kenë një aplikacion të instaluar në telefonin e tyre, nga ku mund të telefonojnë mjekun me zë ose edhe me figurë, dhe të këshillohen për problematikat shëndetësore që mund të ketë vetë individi ose famijarë të tij.
Në këto kohë të vështira që po jetojmë, klientët nuk kanë më nevojë të shkojnë nëpër spitale, por mund ta telefojnë mjekun 24 orë, kudo ku ata ndodhen dhe do të marrin këshilla mjekësore si dhe recetë për medikamente në rast se u nevojitet.
SIGAL UNIQA është gjithmonë një hap përpara në inovacion dhe punon çdo ditë për të siguruar dhe lehtësuar jetën e klientëve të saj.

 

 

UNIQA AD Shkup ka ndryshuar vendodhjen e zyrave të saj qendrore

Të dyja kompanitë, Jetë dhe Jo-Jetë tanimë ndodhen në Bulevardin Ilinden, Nr. 1 në Shkup.
Më herët zyrat e kompanisë UNIQA AD ishin pozicionuar në Bulevardin VMRO, Nr. 3.
UNIQA Shkup është pjesë e grupit SIGAL UNIQA Group, e themeluar nga Avni Ponari më 1999, grup i cili përbëhet nga 8 kompani sigurimi Jetë, Jo-Jetë, Fond Pensionesh dhe Risigurime, dhe që prej vitit 2002 kryeson tregun e sigurimeve në Shqipëri dhe pozicionohet shumë mirë edhe në tregun e Kosovës dhe Maqëdonisë së Veriut.
Grupi SIGAL UNIQA është pjesë e një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në Europë, UNIQA Group Austria, me seli në Vienë dhe operon në 16 shtete të Europës Qendrore-Lindore.

 

 

SIGAL UNIQA Kosovë zhvillon blerjen online dhe komunikimin online me klientët

Si një kompani novatore, gjithmonë pararojë e zhvillimeve më të fundit teknologjike, SIGAL UNIQA po i kushton një rëndësi të veçantë sigurimit online, marrë në konsideratë që trendi i ri për blerjet po anon gjithmonë e më shumë drejt online.
Kjo filozofi po zbatohet për të gjitha kompanitë e sigurimit SIGAL UNIQA, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku po punohet me ritme të shpejta në mënyrë që klientët të mund të aksesojnë blerjen online të të gjitha produketeve të sigurimeve.
Në këtë frymë, SIGAL UNIQA në Kosovë ka bërë të mundur që produkte të tilla si: Sigurimi i Jetës, Sigurimi i Jetës për kredi dhe Sigurimi TPL të blihen online aktualisht, ndërkohë që po punohet për produktet e tjera: Shëndet në Udhëtim, Sigurim Shëndeti, Sigurimi i Pasurisë, sigurimi Minikasko dhe Sigurimi për Leje-Qëndrim që gjithashtu të mund të blihen online nga klientët.
SIGAL UNIQA Kosovë ka realizuar edhe web live chat, ku klientët mund të shkruajnë në çdo kohë dhe të marrin informacionin që ju nevojitet.

UNIQA Insurance Group

 

UNIQA emeton dy obligacione: blerjen e AXA-s dhe obligacionin e gjelbër

UNIQA ka emetuar me sukses dy obligacione me një vëllim prej 800 milion € – 600 milion € për të financuar blerjen e filialeve AXA-s në Europën Qendore-Lindore dhe 200 milion € në një formë obligacionesh të gjelbërta.
UNIQA ka emetuar me sukses dy obligacione me një vëllim prej 800 milion € – 600 milion € për të financuar blerjen e degëve të AXA-s në Europën Qendore-Lindore dhe 200 milion € në një format të obligacioneve të gjelbërta. Kërkesa e investitorëve për ofertën ishte jashtëzakonisht e lartë për obligacionet e vjetra, më shumë se 5 herë, ndërsa për sigurimet e Green Tier II më shumë se 9 herë.
Blerja e kompanive AXA në Poloni, Sllovaki dhe Republikën Çeke për një çmim prej rreth një miliardë eurosh është investimi më i madh në historinë e UNIQA-s: “Me këtë blerje, UNIQA fiton rreth pesë milionë klientë, 2.100 të punësuar dhe 800 milion € prime çdo vit, duke na çuar lart në renditje, nga numri shtatë në numrin pesë në Evropën Qendrore dhe Lindore. Siç ishte planifikuar, tani kemi përfunduar financimin e çmimit të blerjes me një obligacion të vjetër prej 600 milion €,” tha Kurt Svoboda, Shefi i Financës dhe Menaxhimit të Riskut të Grupit të Sigurimeve UNIQA AG (UNIQA), duke komentuar mbi sfondin e kësaj çështjeje. “Interesi i fortë i treguar nënvizon besimin e investitorëve vendas dhe ndërkombëtarë në UNIQA.”

 

 

Komisioni Europian aprovon blerjen e AXA-s në Poloni, Republikën Çeke dhe Sllovaki nga UNIQA Group

Një moment historik i rëndësishëm është shënuar për grupin UNIQA me blerjen e degëve franceze të AXA Group në Poloni, Republikën Çeke dhe Sllovaki. Komisioni Europian nuk ka gjetur ndonjë konflikt në lidhje me ligjin e konkurrencës dhe ka miratuar  blerjen e prozuar pa asnjë kusht.
“Blerja e synuar po procedon sipas planit. Duke iu referuar përfundimit me sukses të transaksionit fiananciar, aprovimi i Komisionit Europian na çon një hap më afër përfundimit final të këtij transaksioni, i cili është shumë i rëndësishëm për të gjithë grupin UNIQA”, ka komentuar CEO i UNIQA Group, Andreas Brandstetter.
Financimi i blerjes u sigurua në fillim të korrikut 2020 nga një bond me volum 600 milionë Euro.
Mbetet ende pezull miratimi i autoriteteve rregullatore të tregut në disa shtete. Mbyllja përfundimtare e këtij transaksioni pritet të ndodhë në tremujorin e katërt të vitit 2020. Nëse blerja rezulton e suksesshme, UNIQA do të rritet me rreth 5 milionë klientë, 2100 punonjës dhe 800 milionë euro prime vjetore si dhe do të përmirësojë renditjen e saj në treg, nga vendi i shtatë ku ndodhet aktualisht do të kalojë në vend të të pestë ne Europën Qendrore-Lindore.