Lajmet e Fundit

Agjent për shitje në teren (Sigurimet e Jetës)


September 27, 2021


Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë
  • Zbaton planin e parashikuar të shitjes
  • Analizon prezencën e produkteve në treg
  • Përcjell konkurrencën në treg
  • Prezanton risitë dhe qëndrimet e kompanisë
  • Realizon të gjitha komunikimet me klientë
  • Raporton në baza ditore në departamentin e shitjes
  • Shtypja dhe sistemimi i policave të sigurimit;
  • Të jetë në gjendje për të maksimizuar produktivitetin dhe efikasitetin si dhe arritjen e objektivave të caktuara të shitjes
  • Realizon detyra tjera sipas kërkesës së departamentit të shitjes

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte për pozitën e shpallur:

  • Përvojë pune (e preferueshme në fushën e shitjes).
  • Aftësi të mira të prezantimit dhe komunikimit.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV-në.
  • Certifikatat e trajnimeve eventuale;
  • Certifikatën qe nuk është nen hetim nga (Policia ose Gjykata) qe dëshmon te kaluarën penale (do kërkohet në momentin e
    përzgjedhjes).

Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: hr@uniqa-ks.com dhe në subjekt të shkruhet: “Aplikim nga: emri dhe mbiemri – pozita”.

Konkursi është i hapur deri me datën 14.10.2021 ora 16:00.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listë të ngushtë do të kontaktohen. Dokumentacioni i pakompletuar dhe aplikimet
e dërguara pas afatit nuk do të merret në konsideratë.