Lajmet e Fundit

Aktuar (2 pozita)


February 1, 2021


Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

1. Kalkulimi i prozivioneve teknike te kompanisë sipas klasave të sigurimit,
2. Provizioneve për primin e pafituar (UPR),
3. Provizionet për rrezikun e paskaduar (URP),
4. Provizionin e dëmeve të raportuara por të papaguara ( RBNS),
5. Provizonet e dëmeve te ndodhura por te pa raportuara (IBNR),
6. Testimin e nivelit te rezervave teknike të primeve me metoda si LAT testi klasave të sigurimit,
7. Testimin e nivelit te rezervave teknike te dëmeve me metodat si Run- Off testi sipas klasave te sigurimit,
8. Vlerëson nëse asetet e investimeve për mbulimin e provizoneve teknike janë ne pajtim me rregullore ne fuqi.
9. Përpilon opinionin përmbledhës për provizionet teknike dhe përgatite raportet aktuariale që nevojiten për kompaninë.
10. Përgatite mbrojtjen e kalkulimeve aktuaristike gjatë fazave te kontrolleve te brendshme dhe te jashtme.

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte të veçanta:

1. Të jetë banor i Republikës së Kosovës.
2. Duhet të ketë përgatitjen superiore profesionale në fushën e aktuaristikës ose matematikes financiare.
3. Duhet të ketë së paku tri (3) vite përvojë pune aktuariale, në industrinë e sigurimeve, apo në institucione tjera financiare.
4. Të jetë person i përshtatshëm dhe i duhur.
5. Njohja e gjuhës angleze është e obligueshme.

Të gjithë kandidatët përveç kushteve të veçanta, duhet të plotësojnë edhe këto kushte të përgjithshme:

• Të kenë aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi;
• Të jenë të përshtatshëm për punë ekipore;
• Të jenë kreativ, të motivuar dhe bashkëpunues;
• Njohuri të mira në programet kompjuterike (Microsoft Office, etj.) dhe softuerëve të tjerë të aktuaristikes.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

1. Dokumentacioni mbi kualifikimet,
2. CV-në së bashku me dëshmitë mbi përvojën e punës,
3. Referenca dhe vlerësimi i performancës nga punëdhënësit e kaluar;

 

Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: hr@uniqa-ks.com dhe në subjekt të shkruhet: “Aplikim nga: emri dhe mbiemri – pozita”.

Konkursi është i hapur deri me datën 07.02.2021

 

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë banorët me qëndrim në Kosovë.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listë të ngushtë do të kontaktohen. Dokumentacioni i pakompletuar dhe aplikimet e dërguara pas afatit nuk do të merret në konsideratë.