Lajmet e Fundit

Drejtor i Departamentit Ligjor – (1) pozitë e lirë


May 19, 2022


Vendi i punës: Prishtinë – Zyra Qendrore

 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Udhëheqë departamentin dhe cakton objektivat e tij në pajtim me objektivat strategjike të institucionit dhe harton plane të punës vjetore të detajuara për përmbushjen e këtyre objektivave;
  • Menaxhon me burimet njerëzore të departamentit si dhe organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek varësit e tij, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të siguruar shërbime cilësore;
  • Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme dhe rekomandon ndryshime/ përmirësime me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë;
  • Ofron përkrahje në harton politikat, procedurat, standardet dhe udhëzimet nga fushëveprimi i kompanisë dhe siguron respektimin e standardeve të grupit për hartimin e tyre;
  • Siguron harmonizimin e rregullativës të kompanisë me politikat e grupit, rregulloret e BQK-së si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë dhe ofron këshilla ligjore dhe rekomandime nga fushëveprimi i departamentit sipas kërkesës; njëkohësisht bën vlerësimin dhe ndryshim/plotësimin periodik të tyre;
  • Bën vlerësim të rregull të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara;
  • Bën hartimin dhe përpilimin e kontratave lidhur me zhvillimin e aktivitetit me palë të treta si dhe jep rekomandime për ndryshimin/plotësimin e tyre;
  • Ofron mbështetje dhe ndihmon menaxherin e departamentit të marrjes në sigurim për lidhjen e kontratave të sigurimit;
  • Vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme dhe rekomandon menaxhmentin e lartë për ndryshime/përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës si dhe propozon nxjerrjen e akteve nënligjore për përmirësimin e procesit të punës në kompani si rregullore, urdhëresa e urdhra;
  • Ofron mbështetje dhe ndihmon departamentet në kërkesat e tyre për interpretime ligjore dhe drafton vendime përkatëse sipas kërkesës së departamenteve;
  • Sipas kërkesës kryen vlerësimin e kërkesave për shpërblimin e dëmeve që rrjedhin nga kontratat e sigurimit dhe jep opinione ligjore në lidhje me të njëjtat si dhe merr pjesë në komisionet e trajtimit të dëmeve sipas kërkesave të departamentit të dëmeve;
  • Jep opinione ligjore në lidhje me zbatimin e ligjit të aplikueshëm dhe rregullativën ligjore lidhur me sigurimet;
  • Përfaqëson kompaninë pranë organeve administrative/gjyqësore sipas autorizimit të dhënë nga Kryeshefi Ekzekutiv;
  • Detyra tjera sipas kërkesës së Kryeshefit Ekzekutiv;

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Njohuri dhe përvojë substanciale në hartimin e politikave dhe akteve ligjore;
  • Shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim;
  • Njohuri të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;
  • Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocim;
  • Qasje fleksibile ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi organizative dhe nder personale për punë ekipore;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  • Diplomë Universitare – Fakulteti juridik;
  • Të ketë së paku shtatë (3) vite përvojë pune profesionale në institucione financiare;
  • Njohës/e i/e mirë e gjuhës shqipe dhe gjuhës angleze, me aftësi për hartim të dokumenteve ligjore;

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV;
  • Diploma, certifikime dhe trajnime relevante;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës;
  • Letër motivimi;
  • Referenca nga punëdhënësi paraprak ose aktual.

 

Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: [email protected] dhe në subjekt të shkruhet: “Aplikim për pozitën: Drejtor i Departamentit Ligjor”

 

Konkursi është i hapur deri me datën 29.05.2022

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë banorët me qëndrim në Kosovë.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listë të ngushtë në bazë të CV do të ftohen në intervistë.