Lajmet e Fundit

Ekspert vlerësues në Departamentin e Pasurisë – (1) pozitë e lirë


April 20, 2022


Vendi i punës: Prishtinë – Zyra Qendrore

 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Vlerëson me kujdes çdo kërkesë për kompensim dëmi përcakton shkallën e dëmeve
  • Kryen inspektimet e nevojshme me rastin e marrjes në sigurim të objekteve dhe drafton rekomandimet përkatëse për përmirësim nëse kërkohet
  • Kryen inspektimin e objekteve të dëmtuara të cilat janë të siguruara; kryen fotografimin, verifikon dëmtimin si dhe përpilon skicat e nevojshme për vlerësimin e dëmit
  • Përpilon akt-ekspertizën/vlerësimin e dëmit bazuar në manualet dhe katalogjet përkatëse
  • Për vlerësimin e dëmeve, merr oferta nga kompanitë përkatëse që ofrojnë ndërtimin/riparimin e objekteve
  • Komunikon me palët e dëmtuara me qëllim të vizitës në vend të ngjarjes për të bërë vlerësimin e dëmit
  • Për praktikat gjyqësore, jep mendimin për ekspertizat e ndërtimtarisë lidhur me lartësitë e dëmeve
  • Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së punëdhënësit në përputhje me udhëzimet dhe procedurat e kompanisë në përputhje me legjislacionin në fuqi

Kandidatët/et duhet të plotësojnë këto kushte të veçanta:

  • Përgatitja e lartë arsimore (diplomë universitare; preferohet inxhinier i ndërtimtarisë)
  • Përvojë pune së paku 1 vit, në lëminë profesionale
  • Njohje e shkëlqyeshme e komunikimit në gjuhën shqipe dhe angleze

Të gjithë kandidatët/et  përveç kushteve të veçanta, duhet të plotësojnë edhe këto kushte të përgjithshme:

  • Të kenë aftësi të mira komunikimi
  • Të jenë të aftë për punë në ekip dhe për punë në terren
  • Të jenë kreativ, i motivuar dhe bashkëpunues

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV me fotografi,
  • Diploma, çertifikime dhe trajnime relevante,
  • Dëshmi mbi përvojën e punës,
  • Letër motivimi;
  • Referenca nga punëdhënësi paraprak ose aktual.

Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: [email protected] dhe në subjekt të shkruhet:Aplikim për pozitën: Ekspert vlerësues në Departamentin e Pasurisë

Konkursi është i hapur deri me datën 27.04.2022.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë banorët me qëndrim në Kosovë.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në bazë të CV do të ftohen në intervistë.