Lajmet e Fundit

Jurist/e në Departamentin Ligjor


October 20, 2022


Vendi i punës: Prishtinë – Zyra Qendrore

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Përpilimi i kontratave lidhur me zhvillimin e aktivitetit me palë të treta.
  • Përgatitja e akteve të brendshme të kompanisë dhe vlerësimi periodik i tyre.
  • Vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme dhe rekomandon ndryshime/përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës.
  • Ndihmon departamentet në kërkesat e tyre për interpretime ligjore dhe drafton vendime përkatëse sipas kërkesës së departamenteve.
  • Kryen vlerësimin e kërkesave për shpërblimin e dëmeve që rrjedhin nga kontratat e sigurimit.
  • Propozon nxjerrjen e akteve nënligjore për përmirësimin e procesit të punës në kompani si rregullore, urdhëresa e urdhra.
  • Jep opinione ligjore në lidhje me zbatimin e ligjit të aplikueshëm dhe rregullativën ligjore lidhur me sigurimet.
  • Merr pjesë në komisionet e trajtimit të dëmeve sipas kërkesave të departamentit të dëmeve.
  • Përfaqëson kompaninë pranë organeve administrative/gjyqësore sipas autorizimit të dhënë nga Kryeshefi Ekzekutiv.

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Njohuri dhe përvojë substanciale në hartimin e politikave dhe akteve ligjore.
  • Shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim.
  • Njohuri të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit.
  • Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocim.
  • Qasje fleksibile ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësi për punë ekipore.
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access).
  • Diplomë Universitare – Fakulteti juridik.
  • Të ketë së paku shtatë (3) vite përvojë pune në lëmin profesionale.
  • Njohës/e i/e mirë e gjuhës shqipe dhe gjuhës angleze, me aftësi për hartim të dokumenteve ligjore.

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV
  • Diploma, certifikime dhe trajnime relevante.
  • Dëshmi mbi përvojën e punës.
  • Letër motivimi.
  • Referenca nga punëdhënësi paraprak ose aktual.

Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: [email protected] dhe në subjekt të shkruhet: “Aplikim për pozitën: Jurist/e në Departamentin Ligjor”

 

Konkursi është i hapur deri me datën 24.10.2022

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listë të ngushtë në bazë të CV do të ftohen në intervistë.