Lajmet e Fundit

Specialist/e (2 pozita)


January 27, 2022


Specialist/e në Departamentin e Dëmeve të Shëndetit Privat – (1) pozitë e lirë
Specialist/e në Departamentin e Dëmeve të Shëndetit Privat – (1) pozitë e lirë (zëvendësim i përkohshëm)

Vendi i punës: Prishtinë – Zyra Qendrore

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Pranimi i lëndëve shëndet privat, shëndet ne udhëtim, aksidente personale .
  • Në konsultim me komisionin  mjekësor  dhe juristin e SIGAL, proceson dosjet për rimbursim.
  • Bën përgatitjen e urdhëresave për të gjitha lëndët e shëndetit privat, Sh.U.  dhe A.P.
  • Bën sistemimin dhe arkivimin e të gjitha lëndëve shëndetësore sipas procedurave dhe praktikave të brendshme të arkivimit.
  • Sipas kërkesave të departamentit dhe eprorit të drejtpërdrejt bën barazimet dhe përgatitjen e raporteve të ndryshme.
  • Në kuadër të kujdesit ndaj klientit, kujdeset për ankesat dhe kërkesat për sqarim  të personave të siguruar.
  • Punëtori obligohet te i kryej te gjitha punët dhe detyrat e lartcekura por nuk kufizohet, obligohet të zbatojë të gjitha urdhrat dhe porositë e dhëna nga punëdhënësi apo mbikëqyrësi i drejtpërdrejt.
  • Sipas interesave të kompanisë, do të pranojë lëvizjen në departamentet e tjera duke respektuar përshkrimin e ri të punës, apo duke kryer zëvendësimet e stafit në ato departamente.
  • Detyra tjera të caktuara nga Drejtori i Departamentit.

Kandidatët/et duhet të plotësojnë këto kushte të veçanta:

  • Përgatitja e lartë arsimore (diplomë universitare në fakultetin juridik, ekonomik ose shkenca sociale ose të ngjashme);
  • Përvojë pune së paku 1 vit;
  • Njohje e shkëlqyeshme e komunikimit në gjuhën shqipe dhe angleze (në të folur dhe të shkruar);
  • Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, të jenë të përkushtuar dhe dinamik.

Të gjithë kandidatët/et  përveç kushteve të veçanta, duhet të plotësojnë edhe këto kushte të përgjithshme:

  • Të kenë aftësi të mira komunikimi;
  • Të jenë të aftë për punë në ekip dhe për punë në terren;
  • Të jenë kreativ, i motivuar dhe bashkëpunues;

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV me fotografi,
  • Diploma, certifikime dhe trajnime relevante,
  • Dëshmi mbi përvojën e punës,
  • Referenca nga punëdhënësi paraprak ose aktual (e rekomandueshme).

Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: [email protected] dhe në subjekt të shkruhet: “Aplikim për pozitën: Specialist në Departamentin e Dëmeve të Shëndetit”

Konkursi është i hapur deri me datën 01.02.2022.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë banorët me qëndrim në Kosovë.

Vetëm kandidatët në e përzgjedhur në bazë të CV do të ftohen në intervistë.