Lajmet e Fundit

Specialist/e (2 pozita)


September 1, 2021


Titulli i pozitës: Specialist/e i/e kujdesit për klientë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Përgjigjet në thirrjet e klientëve të cilëve ju ndihmon në kërkesat për produktet e sigurimeve si dhe zgjidhjen e problemeve bazike në lidhje me kërkesat për dëmshpërblim, duke u bazuar në udhëzuesit e kompanisë.
  • Jap informata klientëve në lidhje me shërbimet të cilat i ofron “SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA Sh.A”.
  • Për çdo thirrje telefonike, duhet që të bëhet regjistrimi i saj si tiketë në “ticketing system”, duke bërë hapjen e rastit me të dhënat e domosdoshme dhe e delegon në raste të veçanta nëpër departamentet tjera si dhe e përcjellë rastin deri në mbyllje të tiketës me zgjidhjen e caktuar.
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presionin e telefonatave dhe të jetë fleksibil në ndërrimet e orarit.
  • Ofron ndihmë dhe këshilla te klienti në lidhje me blerjet online të produkteve siguruese.
  • I raporton Menaxherit të Administratës, varësisht se si kërkohet.
  • Bashkëpunon ngushtë me kolegët në emër të ofrimit të shërbimit sa më të mirë te klientët dhe ndarjes së njohurive brenda departamentit.
  • Detyra tjera të cilat mund t’i caktohen nga mbikëqyrësi direkt.

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte për pozitën e shpallur:

  • Diplomë Universiteti.
  • Përvojë pune në Dep. e “Call Center” (e preferueshme në fushën e shitjes).
  • Njohuri bazike në fushën e sigurimeve.
  • Aftësi të mira të prezantimit dhe komunikimit.
  • Aftësi të shkrimit të raporteve.
  • Njohuri të Gjuhës Angleze.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV-në së bashku me foto, si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme apo universitare.
  • Letër Motivuese.
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse.
  • Certifikatat e trajnimeve eventuale.
  • Letër Rekomandime apo referenca eventuale (e preferueshme).
  • Certifikatën qe nuk është nen hetim nga (Policia ose Gjykata) qe dëshmon te kaluarën penale (do kërkohet në momentin e përzgjedhjes).

 

Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: hr@uniqa-ks.com dhe në subjekt të shkruhet: “Aplikim nga: emri dhe mbiemri – pozita”.

Konkursi është i hapur deri me datën 12.09.2021 ora 16:00.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listë të ngushtë do të kontaktohen. Dokumentacioni i pakompletuar dhe aplikimet e dërguara pas afatit nuk do të merret në konsideratë.