Lajmet e Fundit

UDHËHEQËS I AUDITIMIT


December 27, 2022


Vendi i punës: Prishtinë – Zyra Qendrore

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Hartimi i planit të Auditimit të Brendshëm;
  • Auditimi i të gjitha aspekteve të punës veçanërisht atë financiar dhe të marrjes në sigurim;
  • Ekzaminimin dhe vlerësimin e përshtatshmërisë dhe efektivitetit të sistemeve të kontrollit të brendshëm;
  • Rishikimin e saktësisë dhe besueshmërisë së regjistrave të kontabilitetit dhe të raporteve financiare;
  • Rishikimin e sistemit të siguruesit për vlerësimin e kapitalit në lidhje me vlerësimin e rrezikut;
  • Rishikimin e sistemeve të themeluara për të siguruar pajtueshmëri me kërkesat ligjore dhe rregullative, kodin e sjelljes dhe implementimin e politikave dhe procedurave;
  • Testimin e besueshmërisë dhe përpikshmërisë së raportimeve rregullative dhe
  • Mbikëqyrja dhe kontrollimi i zbatimit të standardeve ndërkombëtare.
  • Përpilimi i raporteve dhe rekomandimeve me te gjeturat nga auditimi i rregullt dhe prezantimi i tyre para Komitetit te Auditimit dhe Bordit te Drejtoreve.
  • Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së punëdhënësit në përputhje me udhëzimet dhe procedurat e kompanisë në përputhje me legjislacionin në fuqi;

Kriteret që duhet te plotësohen janë:

  • Kandidatët duhet të posedojnë diplomë universiteti në ekonomi, administratë publike, financa publike, kontabilitet apo juridik.
  • Kandidatët duhet të kenë së paku 3 vite përvojë profesionale.
  • Te jete i certifikuar  nga një institucion i akrediuar vendore ose ndërkombëtare.
  • Të kenë njohuri të mira nga financat dhe kontabiliteti.
  • Të kenë njohuri mbi objektivat e auditimit të brendshëm, planifikimin, organizimin dhe teknikat e tij.
  • Preferohet te ketë  njohuri ne programe te auditimit sikurse Audimex.
  • Të kenë njohuri për rreziqet afariste të kontrollit të brendshëm.
  • Njohuri pune me kompjuter (word,exel,outlook,);
  • Njohja e gjuhës angleze ne te folur dhe  te shkruar.

Kandidati duhet të dorëzoj:

  • Certifikatën e shtetësisë,
  • Dokumentacioni mbi kualifikimet,
  • CV-në së bashku me dëshmitë mbi përvojën e punës,
  • Referenca dhe vlerësimi i performancës nga punëdhënësit e kaluar,
  • Certifikatën qe nuk është nen hetimi nga (Policia ose Gjykata) qe dëshmon te kaluarën penale,

 

Te gjithë të interesuarit të dërgojnë CV në e-mail adresën : [email protected]

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listë të ngushtë në bazë të CV do të ftohen në intervistë.

Konkursi është i hapur deri me datën 10.01.2023