Lajmet e Fundit

Zyrtar në Departamentin e Financës – (1) pozitë e lirë


May 17, 2019


Titulli: Zyrtar në Departamentin e Financës – (1) pozitë e lirë

Detyrat kryesore:

  • Regjistron transaksionet në softuerin për financa;
  • Përgatit dhe regjistron librat me të dhënat e nevojshme;
  • Rakordon llogaritë e bilancit të gjendjes në baza mujore;
  • Përgatit kërkesat financiare dhe pagesat të ndryshme, sipas kërkesës;
  • Bën përgatitjen e buxheteve dhe dhënien e shpjegimeve të ndryshimeve në raportet financiare
    të projekteve;
  • Bën përgatitjen e pasqyrave financiare sipas politikave/procedurave Kontabël dhe standardeve
    të kontabilitetit të Kosovës dhe politikave përkatëse të kompanisë.
  • Bën përgatitjen/deklarimin e raporteve vjetore siç kërkohet nga legjislacioni në fuqi.
  • Gatishmëri për të ndihmuar rreth kërkesave të stafit të Sigal Uniqa.
  • Detyra tjera të ngarkuara nga Zyrtari kryesor i financave.

Vendi i punës: Prishtinë – Zyra Qendrore

Kandidatët/et duhet të plotësojnë këto kushte të veçanta:

  • Diplomë universitare në financa;
  • Përvojë pune së paku 3 vite në lëminë profesionale;
  • Të jetë njohës i mirë i sofware/it/programit SAP;
  • Njohje e shkëlqyeshme në të folur dhe në të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze;
  • Preferohet të kenë eksperiencë pune në sigurime, banka ose të ngashme.Të gjithë kandidatët/et përveç kushteve të veçanta, duhet të plotësojnë edhe këto kushte të përgjithshme:
  • Të kenë aftësi të mira komunikimi (në të shkruar dhe në të folur);
  • Të jenë të aftë për punë në ekip dhe punë nën presion;
  • Të jenë kreativ, i motivuar dhe bashkëpunues.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV me fotografi, Diploma, çertifikime dhe trajnime relevante
  • Dëshmi mbi përvojën e punës
  • Referenca nga punëdhënësi paraprak ose aktual

Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: hr@sigal-ks.com dhe në subjekt të shkruhet: “Aplikim për pozitën: Zyrtar në Departamentin e financës”

Konkursi është i hapur deri me datën 23 Maj 2019.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë banorët me qëndrim në Kosovë.

Vetëm kandidatët në e përzgjedhur në bazë të CV do të ftohen në intervistë.

Scroll Down