Lajmet e Fundit

SIGAL UNIQA KOSOVA vlerësohet me Medaljen e Mirënjohjes në 13-vjetorin e saj


November 1, 2016


0001_hcm0099903Në ceremoni morën pjesë, CEO i SIGAL UNIQA, Z. Avni PONARI, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Znj. Hykmete BAJRAMI, Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Z. Arsim BAJRAMI, Zëvendës-Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Z. Fehmi MEHMETI, si dhe përfaqësuesë të tjerë të institucioneve shtetërore të shtetit të Kosovës.

Kompania më e madhe e sigurimeve shqiptare, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, shënon 13-vjetorin e fillimit të veprimtarisë së saj në Kosovë.

SIGAL UNIQA Kosova u themelua më 23 Tetor 2003, duke shënuar rritje vit pas viti dhe duke u kthyer ndër kompanitë më të mëdha të tregut të sigurimeve në Kosovë. Në vitin 2015 SIGAL UNIQA Kosova zotëroi 15.86% të tregut, referuar të dhënave të Bankës Qendrore.

Në fjalën e tij, CEO i SIGAL UNIQA, Z. Avni PONARI, vuri theksin në kontributin e kompanisë në ekonominë e Kosovës, sikundër u shpreh se ndjehet krenar që jemi në Republikën së Kosovës.

“SIGAL u vendos këtu në periudhën e rëndësishme historike, kur Kosova e dalë nga lufta po ndërtonte institucionet e veta demokratike, zhvillonte ekonominë dhe biznesin e rrënuar dhe po rendte drejt shpalljes së pavarësisë. Sot pas kaq vitesh, kjo kompani krenohet që në logon e saj vendoset emri Republika e Kosovës dhe beson se ka bërë më të mirën e mundshme për të ndihmuar në zhvillimin e ekonomisë së kësaj Republike.

Ne filluam me pak kapital në vitin 2003, por që sot ka arritur 8 milionë Euro. SIGAL UNIQA numëron sot mbi 60 zyra në të gjithë Kosovën dhe mbi 250 punonjës e agjente me një pagë mesatare 700 Euro, të cilët ndihmojnë në ekonominë e familjeve të tyre, por edhe në ekonominë e vendit. Në 13 vite SIGAL UNIQA Kosova ka paguar mbi 33 milionë Euro dëme dhe rreth 6.5 milionë Euro taksa, ç’ka dëshmojnë potencialin e kësaj kompanie, por edhe seriozitetin me të cilin punon.

Pas 13 vitesh SIGAL UNIQA është krenare që solli në Kosovë investitorin strategjik të sigurimeve, UNIQA GROUP, duke i siguruar Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë garancinë e tregut të sigurimeve.

Trembëdhjetë vite udhëtim së bashku kanë qenë vite të vështira, por edhe të suksesshme dhe ne besojmë se një e ardhme më e sigurtë na pret të gjithëve. Mirënjohje dhe falënderime për secilin prej Jush, për ju që keni qenë me ne qysh prej fillimit e për ju që jeni bashkangjitur gjatë rrugës në familjen e madhe të SIGAL UNIQA”, -u shpreh Z. PONARI.

“SIGAL është pjesë e UNIQA Group, një kompani me një eksperiencë mbi 200-vjeçare në tregun e sigurimeve, që prej 1811, e cila numëron mbi 21 mijë punonjës dhe zotëron 33 miliardë Euro asete dhe mbi 7 miliardë prime në vit, prezente në 21 shtete të Europës Qendrore dhe Lindore. I përmenda këto shifra për të treguar se një kompani serioze si UNIQA, nuk ka ardhur këtu për një, dy apo 10 vjet, por për qindra vite, sepse Kosova dhe rajoni janë potenciale të zhvillimit të kësaj industrie në të ardhmen.

Ne jemi këtu për të ndërtuar një treg modern sigurimesh, për të plotësuar interesat e klientëve dhe për të patur një kompani model në të gjitha drejtimet dhe jo vetëm në sigurime, por në të gjitha fushat.

Ne jemi pjesë e jetës sociale dhe sportive këtu në Kosovë, ku kemi shpenzuar 1.8 milionë Euro gjatë këtyre viteve, ku vetëm Sigal Prishtinën e kemi mbështetur me 1.4 milionë Euro, deri më tani dhe do të vazhdojmë të mbështesim, sportin, artin e kulturën e këtij shteti, për të cilin jam i bindur që secili prej jush ndjehet krenar për historinë e tij, ndërsa unë jam i lumtur që bashkëpunoj me Z. PONARI dhe që së bashku do të vazhdojmë të investojmë në zhvillimin e tregut të sigurimeve në këtë rajon”, – ka theksuar CEO i UNIQA Group, Z. Andreas BRANDSTETTER në takimin vjetor të SIGAL UNIQA.

Në pritjen e organizuar për nder të 13-vjetorit morën pjesë, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, znj. Hykmete Bajrami, Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, Zëvendës-Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës z. Fehmi Mehmeti, si dhe përfaqësuesë të tjerë të institucioneve shtetërore të shtetit Kosovar.

Ministrja Bajrami, në emër edhe të Kryeministrit të Kosovës, Z. Isa Mustafa, falënderoi kompaninë SIGAL UNIQA Group AUSTRIA për kontributin e dhënë në ekonominë e vendit dhe shprehu gadishmërinë e qeverisë për krijimin e një ambjenti makro-fiskal stabël dhe theksoi se do të dëgjojnë dhe përparësi këshillat dhe nevojat e biznesit për përmirësimin e tregut të sigurimeve në veçanti dhe të të bërit biznes në tërësi.

Në këtë event, Aleanca Kosovare e Bizneseve, në shenjë falënderimi për punën shumë të mirë të SIGAL UNIQA dhe për kontributin e dhënë përgjatë 13 viteve në Kosovë, i dorëzoi Drejtorit të Përgjithshëm të SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, z. PONARI “Medaljen e Mirënjohjes”.

Më herët, u zhvillua edhe një konferencë për mediat, ku z. Ponari iu përgjigj interesit të gazetarëve.