Sigurimi i Biznesit



MBRONI INVESTIMIN TUAJ!

Sigurimi i biznesit është për të gjithë sipërmarrësit e bizneseve të ndryshme pavarësisht llojit dhe përmasave të aktivitetit.

Ky sigurim ndihmon me mbulimin e shpenzimeve të lidhura me dëmtimin e pronës si pasojë e zjarrit dhe rreziqet shtesë dhe përgjegjësisë ndaj palëve të treta.


 

Çfarë është Sigurimi nga Zjarri?

Ky lloj sigurimi është një nga llojet më të rëndësishme të sigurimit të pasurisë që e mbron të siguruarin nga dëmet ose humbjet që mund të paraqiten si rezultat i veprimit të një grup rreziqesh të quajtura rreziqet themelore si: Zjarri, rrufeja, eksplozioni, stuhija, breshëri, përpjekjet për shuarjen e zjarrit, prishjeve apo lëvizjeve në lidhje me secilën prej ngjarjeve të mësipërme deri në shumën e përcaktuar në police por me kusht që i siguruari të paguaje primin korespondues. SIGAL UNIQA Group AUSTRIA Sh.A do të dëmshpërblejë edhe për humbjet, dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë së siguruar për shkaqe të papritura dhe aksidentale të cilat në këtë sigurim konsiderohen rreziqe plotësuese të tilla si : Termeti, përmbytja, vërshimet, rreshqitja e dheut, rrëzimi i gurëve, stuhia, vjedhja  etj.

Primi i sigurimit llogaritet në varësi të kushteve të objektit që kërkohet të sigurohet si psh: Llojit të konstruksionit, llojit të biznesit që ushtrohet, shkallës së ngarkesës së zjarrit, niveli i disiplinës teknike dhe zbatimit të masave të luftës kundër zjarrit etj.

Departamenti i Pasurisë, ofron sigurimin e pronës, mallit, inventarit nga rreziqet :

  • Zjarr
  • Rrufe
  • Eksplozion
  • Rënia e pjesëve te avionit
  • Termet
  • Stuhi
  • Përmbytje
  • Thyerje e Xhamave
  • Vjedhje
  • Shpërthimi i gypave
  • Manifestime dhe demonstrata
  • Greva dhe trazira civile
  • Tymi

 

Çfarë është Sigurimi i Përgjegjësisë ndaj palëve të treta?

Sigurimi i përgjegjësisë luan një rol të rëndesishëm në ekonomi dhe shoqëri. Ai i mbron firmat nga humbjet që mund të mos jenë në gjendje t’i paguajnë në mënyra të tjera dhe siguron një mekanizëm, nëpërmjet të cilit individët/Palet e treta perfitojnë kompensimin për dëmet e shkaktuara, si me zëvendësimin e të ardhurave të tyre dhe duke bërë të mundur jetesën e një jete normale, ose duke i dhënë fonde për të rikthyer pronat me vlerën që janë dëmtuar.

Përmes këtij produkti, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ju mbron ndaj një përgjegjësie para ligjit për dëmet, kostot dhe shpenzimet në përputhje të pretendimeve për demet e shkaktuara karshi paleve te treta.

Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin nga dëmtimet trupore dhe pasurore që u shkakton personave të tretë përmes veprimtarisë prodhuese, ndërtuese dhe përdoruese në ambjentet e tij. Tarifat për kete lloj sigurimi janë në varësi të veprimtarisë, procesit të punës, qarkullimit, kufijve të dëmshpërblimit etj.

 

Sigurimi i Biznesit

Bleni ONLINE Sigurimin e Biznes përmes web faqes 24/7 dhe përfito deri 30% ZBRITJE

Llogarit Primin Online


 

Për më shumë detaje rreth Sigurimit te Biznesit dhe Ofertave, ju lutem na kontaktoni:

[email protected]
+383 (0) 38 240-241