Sigurimi i shëndetit dhe jetës nga COVID-19 është një produkt i dizajnuar për lehtësimin e shpenzimeve eventuale në rastet e evidentuara pozitive me COVID-19.
Përfitime
Kjo policë mbulon ngjarjet e mëposhtme si pasojë e COVID-19.
Kompenzim ditor në rast shtrimi në spital, 20€/dita maksimumi 30 ditë.
Kompenzim ditor në rast mjekimi në shtëpi, 15€/dita maksimumi 30 ditë.
Shpenzimet farmaceutike 150€.
Humbja e jetës 8,000€.
Persona të Siguruar
Personat e Siguruar janë të gjithë individët e pranueshëm për mbulim në sigurim, të dhënat e të cilëve janë renditur në policën origjinale të sigurimit dhe në shtojcat e saj, si dhe për të cilët është paguar primi përkatës i sigurimit.
Mund të bëjnë pjesë në grup edhe anëtarët e familjes të të siguruarve (bashkëshort/e, femije) për të cilët paguhet primi përkatës i sigurimit.
Territori i mbulimit në sigurim
Sigurimi eshte i vlefshëm ne gjthe boten.
Shpenzime të siguruara
Sipas përcaktimeve të Listës së Përfitimeve dhe kushteve këtu, SIGAL do të paguajë kompensim ditor, shpenzimet farmaceutike dhe humbjen e jetës, si pasojë e COVID-19, sipas specifikimeve;
Shpenzimet farmaceutike 150€
Humbja e jetës 8,000€ (sipas percaktimeve ne kushtet e sigurimit te jetës).
Çmimi i policës për person
75 Euro
Scroll Down