Teleshëndet
Merre mjekun me vete kudo!
Kur jeni i sëmurë dhe keni nevojë të shihni një mjek,
Teleshëndet është aty për ju. Në dispozicion 24/7!
Mjekët tanë mund të ju ndihmojnë të ndiheni më mirë.

Çfarë është TeleShëndeti?
TeleShëndet është një aplikacion për telefon celular android dhe iphone, i cili nëse shkarkohet në telefonin tuaj, ju
mundëson të komunikoni 24/7 me mjekë të përgjithshëm për çdo ankesë që mund të keni.
Manuali TeleShëndet?
Shërbimet që ofron TeleShëndeti
Këshillim me mjek 24/7
Me TeleShëndet ju mund të telefononi një doktor të licensuar me telefonate ose video, në çdo orë të ditës apo natës,
dhe të këshilloheni për çdo shqetësim shëndetësor që mund të keni.
Shkarkoni kartelën tuaj mjekësore
Ju keni mundësi të ngarkoni ezkaminimet tuaja mjekësore dhe te shkarkoni në kohë reale kartën tuaj mjekësore,
ku keni të gjitha vizitat, këshillat dhe ilaçet e rekomanduar nga mjeku
Merrni një recetë mjekësore online
Në rast kur mjekët ju rekomandojnë një medikament ata mund tju lëshojnë një recetë elektronike të cilën e printoni dhe ia tregoni farmacistit tuaj.
Përfitoni zbritje për shërbimet
Me Teleshëndet ju përfitoni 10-50% ulje për shërbime mjekësore në rrjetin mjekësor SIGAL (KS, AL)
Çfarë specialiteti kanë mjekët?
Mjekët janë mjekë të përgjithshëm, të liçensuar në Urdhrin e Mjekut. Gjithashtu mjekët janë mjekë pediatër specialistë.
Nëse ankesa juaj ka nevojë për një specialist, ju mund ta diskutoni problematikën tuaj me mjekun e përgjithshëm dhe nga ai/ajo
të merrni rekomandimin se cilin specialist duhet të kërkoni për t’u vizituar..
Shkarko Aplikacionin


Përfitoni zbritje në rrjetin mjekësor SIGAL
Të gjithë klientët e TeleShëndet pajisen me një kartë. Sa herë që shkoni për të marrë një shërbim mjekësor në një nga klinikat dhe spitalet e rrjetit mjekësor të SIGAL UNIQA ju do të përfitoni 10% deri në 50% zbritje.
Sa kushton shërbimi TeleShëndet?
– Pako Individuale (Teleshëndet + Aksident Personal) 40eur/vit
– Pako Familjare deri 4 persona (Teleshëndet + Aksident Personal) 80eur/vit