Lajmet e Fundit

Thirrje per Aplikim


March 7, 2016


Klubi i Artit dhe Kulturës SIGAL fton të gjithë të interesuarit që kanë dëshirë dhe eksperiencë në leximet audio, të dorëzojnë materiale audio me lexime të librave të ndryshëm artistikë, kundrejt pagesës.

Kriteret:

  • Materialet mund të jenë nga letërsia shqiptare ose e huaj; letërsi për fëmijë, ese, poezi, romane, novela etj;
  • Materiali duhet të jetë në format elektronik, në CD dhe regjistrim në studio profesionale;
  • Librat duhet të jenë të lexuar qartë dhe rrjedhshëm në gjuhën shqipe, të ndarë sipas kapitujve.

Së bashku me materialin elektronik, aplikanti duhet të dorëzojë:

  • CV
  •  Marrëveshjen me subjektin që ka të drejtat e autorit për librin përkatës, në përputhje me Ligjin Shqiptar për Të Drejtat e Autorit
  • Listë të librave që merr përsipër të regjistrojë

Materialet mund të dërgohen brenda datës 30 nëntor 2016, në adresën e mëposhtme:

Klubi i Artit dhe i Kulturës SIGAL

klubiiartit@sigal.com.al

Tel: 04 22 333 08

Scroll Down