• Kryefaqja
  • »
  • Lajmet dhe Publikimet
  • »
  • UNIQA Insurance Group, ku bën pjesë SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, fuqizon pozicionin në Evropën Qëndrore dhe Lindore duke blerë bizneset e AXA-s në Poloni, Republikën Çeke dhe Sllovaki, një transaksion transformues për Grupin UNIQA në një linjë me strategjinë e saj

Lajmet e Fundit

UNIQA Insurance Group, ku bën pjesë SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, fuqizon pozicionin në Evropën Qëndrore dhe Lindore duke blerë bizneset e AXA-s në Poloni, Republikën Çeke dhe Sllovaki, një transaksion transformues për Grupin UNIQA në një linjë me strategjinë e saj


February 11, 2020


.

Kjo blerje shënon një ndryshim loje dhe arritjen e ambicieve të Grupit UNIQA për t’u kthyer në një nga pesë lojëtarët kyç të sigurimeve në tregjet e Evropës Qëndrore dhe Lindore. Një blerje e tillë do të rezultojë në diversifikimin e konsiderueshëm të të ardhurave, duke reduktuar varësinë nga Austria; fuqizimin e kapaciteteve ekzistuese dhe shtimin e produkteve të reja, duke përfshirë edhe hyrjen tek pensionet; përdorimin efektiv të kapitalit; dhe në zgjerimin e bazës së klientëve, duke ofruar mundësi rritjeje dhe shitje të kryqëzuar të produkteve.

Së bashku me portofolet e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë, Grupit UNIQA i shtohen 818 milionë euro prime të shkruara bruto, 4.8 milionë klientë (nga të cilët 1.9 milionë klientë janë në pensione) dhe 2,102 punonjës. Pritet që kjo blerje të kapë shifrën prej 1 miliardë euro dhe që do të mbyllet brenda vitit 2020.

#uniqainsurancegroup #sigaluniqa

Scroll Down