Dita Botërore e Shëndetit

Nga “Sigurimi anti-Tumor” tek “TeleShëndet”/ Novacioni dhe risitë, arsyeja pse Shëndeti i besohet SIGAL UNIQA-s

7 Prilli është Dita Botërore e Shëndetit, e cila përkon me themelimin e Organizatës Botërore të Shëndetit më 1948.

Ajo kremtohet çdo vit duke përcjellë mesazhe mbi rëndësinë e shëndetit tek njeriu.

Ndryshimet klimatike, stili i jetesës, pandemia COVID-19 kanë krijuar një kërcënim ekzistencial për jetën në këtë planet dhe kanë ndryshuar në mënyrë dramatike shëndetin dhe mirëqenien tonë, si dhe konceptin tonë mbi to.

Sot, në Ditën Botërore të Shëndetit, SIGAL UNIQA Group Austria është krenare të thotë se, Nëse ka një arsye shumë të fortë pse edhe pas 24 vitesh nga themelimi kompania mbetet lidere e tregut të sigurimeve në Shqipëri dhe Kosovë, pa dyshim që është novacioni dhe risitë që kjo kompani sjell vazhdimisht për klientët e saj, kryesisht në sigurimet e shëndetit.

Më i fundit është “Sigurimi anti-Tumor”, siguracioni dedikuar plotësisht një siguracion dedikuar plotësisht kancerit malinj dhe tumorit beninj në kokë

Nën mototn “merr paratë dhe kujdesu për shëndetin”, ky produkt unik vjen si bashkëpunim i SIGAL UNIQA me gjigandin “Swiss Re” duke ofruar mbulim financiar të menjëhershëm në rast diagnostifikimi me një prej këtyre dy sëmundjeve.

Shumën e siguruar e zgjedh vetë i siguruari. Duke filluar nga 5 mijë euro deri në vlera 50 mijë apo më shumë.

Përfitimet e “Sigurimit anti-Tumor”

  • Ndihma financiare që ju nevojitet në luftën kundër tumorit malinj.
  • Merrni përfitime në para për trajtimin e tumorit malinj
  • Dëmshpërblim në masën e shumës së siguruar në formë të menjëhershme.
  • Opinion i dytë mjekësor nga qendrat mjekësore më të specializuara në botë për çdo diagnozë të identifikuar
  • Tarifë mujore e përballueshme për këdo
  • Mund të porositet edhe Online në sigal-ks.com/anti-tumor/

Who can be insured?
Çdo person që është rezident në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, nga mosha 0-80 vjeç.

Çmimi?
Në varësi të moshës dhe gjinisë së qytetarit.

Por mos harrojmë edhe “TELESHËNDET ”, e vetmja platformë ne Kosove që sjell mjekun në celularin tuaj.

Në një moment shumë të vështirë për Kosoven dhe botën, kur pandemia COVID-19 qëndronte si kërcënim serioz mbi kokat e gjithësecilit prej nesh, SIGAL UNIQA solli për herë të parë në vendin tonë shërbimin e TeleShëndetësisë.

Duke dashur të jetë jo vetëm afër klientëve, por mbi të gjitha në linjë me tendencat e reja të zhvillimeve teknologjike, me shërbime që ofrojnë mundësi fantastike, kompania pjesë e “UNIQA Insurance Group” solli shërbimin “TeleShëndet”.

Një ide novatore e themeluesit dhe drejtuesit të saj, Z. Avni Ponari, unike për Shqipërinë pasi nuk ofrohet nga askush tjetër, e cila u jep mundësinë çdo individi apo familjeje të ketë mjekun në celularin apo laptopin e tij gjatë 24 orëve të ditës, kudo që ju ndodhen.

Por me kalimin e muajve, “TeleShëndet” nga SIGAL UNIQA është pasuruar me më shumë benefite që lehtësojnë përditshmërinë e klientëve të saj.

Por çfarë ofron ky shërbim?

Kjo pako mund te ofrohet veçmas ose ne kombinim me pakot e shendetit dhe aksidentit. TELESHËNDET eshte platforme online komunikimi me mjek 24/7 permes telefonit celular android dhe iphone, per te gjithe personat dhe nuk ka limit moshe.

Shërbimet e ofruara janë;

  • Komunikim 24/7 me mjekë të përgjithshëm, pediater, për të gjitha shqetësimet shëndetësore që mund të keni, konsulta lidhur me trajtimet mjekësore dhe rezultate të analizave.
  • Hapni kartelën tuaj mjekësore online ku mund të ngarkoni, shkarkoni dokumentacion mjekësor dhe merrni recet online.
  • Zbritje 10 -50 përqind për të gjitha trajtimet mjekësore, brenda rrjetit mjekësor SIGAL Kosovë dhe Shqipëri.
  • Vizitë dentare falas.
  • Mbulimi nga aksidenti, invaliditeti dhe/ose humbje jete 2,000€

Primi vjetor për person është 40€, ndërsa për familje deri në katër persona primi vjetor është 80€

Hapat për regjistrimin dhe abonimin në TELESHËNDET:

  • Shkarkoni aplikacionin TeleShëndet ne “App Store” apo “Play store”
  • Regjistrohuni duke klikuar ne: Sign Up > Create neë profile > shkurani te dhenat tuaja
  • Shkruani emailin dhe perdor pasëordin e pranuar ne email per tu kyqur ne aplikacion
  • Pasi te jeni kyqur shkoni tek; My profile>my subscription>use your health insurance card
  • Shkruaj numrin e gervishur nga kartela dhe abonimi do te aktivizohet. Per me shume info https://sigal.com.al/teleshendet/

Por SIGAL UNIQA nuk është ndalur me kaq.

“TeleShëndet” mund të përdoret edhe gjatë gjithë qëndrimeve jashtë Kosoves, për punë apo turizëm. Mjafton internetin dhe për çdo shqetësim shëndetësor, tuajin apo të familjarëve tuaj, mund të komunikoni në çdo kohë e në çdo moment me nje mjek të licensuar.

Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet me një konsultë, mos e prishni rehatinë tuaj. Aktivizoni “Teleshëndet” dhe do të zgjidhni çdo problem shëndetësor.

Cila kompani sigurimi ju ofron mundësi kaq fisnike për tu kujdesur për shëndetin tuaj dhe më të dashurve tuaj? …

Të gjitha këto risi për Kosoven dhe rajonin janë kthyer në një pikë referimi për çdo qytetar që dëshiron të ketë për vete dhe familjen e tij edhe një sigurim privat shëndeti me SIGAL UNIQA Group Austria që vijon të mbetet zgjedhja e parë.

Kjo reflektohet edhe në raportin më të fundit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare ku SIGAL UNIQA vijon të jetë emri më i madh dhe i besuar në Sigurimin Privat të Shëndetit.

Si në përqindjen që ze në tregun ku operojnë 8 kompani ashtu edhe në dëmet e paguara, kompania, pjesë e “UNIQA Insurance Group”, rënditet e para.

Në 24 vite të operimit të saj në treg, SIGAL UNIQA Group Austria është bërë e njohur jo vetëm për korrektësinë dhe seriozitetin në shërbimin ndaj klientëve, por edhe për inovacionet që ka sjellë në tregun e sigurimeve, të cilat u kanë ardhur në ndihmë mijëra qytetarëve.

Nën moton “jetojmë më mirë së bashku”, kompania më e madhe e sigurimeve në rajon ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë një partner i qytetarëve për një jetë të shëndetshme dhe të sigurt.

Web: www.uniqa-ks.com
E-mail: [email protected]

Ne vlerësojmë privatësinë tuaj

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj të shfletimit, për të ofruar reklama ose përmbajtje të personalizuara, dhe për të analizuar trafikun tonë. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies nga ana jonë.