Përmes këtij produkti, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ju mbron ndaj një përgjegjësie para ligjit për dëmet, kostot dhe shpenzimet në përputhje të pretendimeve për demet e shkaktuara karshi paleve te treta
Sigurimi i Përgjegjësisë Publike
Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin nga dëmtimet trupore dhe pasurore që u shkakton personave të tretë përmes veprimtarisë prodhuese, ndërtuese dhe përdoruese në ambjentet e tij.
Tarifat për kete lloj sigurimi janë në varësi të veprimtarisë, procesit të punës, qarkullimit, kufijve të dëmshpërblimit etj.
Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale
Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin në rast dëmtimesh që ai i shkakton shëndetit ose pronës së të tretëve gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale ose gjatë këshillimit të të tretëve.
- Arkitektet dhe inxhinieret
- Vleresuesit e pasurive te paluejtshme
- Agjentet e sigurimit dhe keshilltaret e investimeve
- Avokatet
- Noteret
- Profesionet e reja ne te cilat perfshihen: konsulentet e publicitetit, bizneset e teknologjise se informacionit, media dhe bizneset e telekomunikacionit, terapisë aromatike, refleksikologjistet, konsulente fitnesi, trajnues privat e te tjere te ketij lloji
- Doktoret, dentistet, ndihmes mjeket, okulistet
Sigurimi i Përgjegjësisë Produktit
Përmes këtij produkti, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ofron mbulimin me sigurim të biznesit për përgjegjësinë e produkteve që prodhohen apo tregohen. Duke u siguruar ndaj përgjegjësisë së produktit, biznesmenët, shitësit, administratorët përjashtohen nga përgjegjësitë financiare për produktin e hedhur në treg .
Kush mund të sigurohet?
Ky produkt është i domosdoshëm për të gjithë…
- Biznesmenët
- Prodhuesit
- Shitësit me shumicë dhe pakicëtë një malli të caktuar.
Sigurimi i Përgjegjësisë për Hotele dhe Restorante
Kjo policë sigurimi është hartuar posaçërisht për pronarët dhe administratorët e hoteleve dhe restoranteve, duke siguruar të gjitha përgjegjësitë që rrjedhin nga veprimtaria e tyre.
Ky sigurim mbulon dëmet fizike që mund t’i shkaktohen ndërtesës, si dhe përgjegjësinë publike që rrjedh nga ushtrimi i veprimtarisë hoteliere. Në rastin e hoteleve, kemi të bëjmë me një policë komplekse, pasi ka disa rreziqe të cilat trajtohen teknikisht dhe financiarisht në një policë të vetme sigurimi.
Sigurimi i Përgjegjësisë së Punëdhënësit
Punëdhënësi mund të detyrohet të kompensojë punonjësin e dëmtuar ose trashëgimtarët e tij në rast vdekjeje, për një lëndim aksidental që ndodh gjatë orarit të punës, pavarësisht nëse ka pasur ose jo neglizhencë nga punëdhënësi.
Pyetjet më të shpeshta
Tarifat për këtë lloj sigurimi janë në varësi të veprimtarisë, procesit të punës, qarkullimit, kufijve të dëmshpërblimit por mesatarisht aplikohet nje tarife nga 0,1% deri ne 0,35% e limitit te pergjegjesise.
Tarifat për këtë sigurim varen nga nje numer faktoresh duke perfshire kufirin e demshperblimit qe do te sigurohet, masa dhe qellimi i biznesit ose praktika dhe shkalla e rrezikut qe lidhet me aktivitetet e tij. Tarifa mesatare e ketij sigurimi eshte 2% e te ardhurave totale te biznesit qe ushtron klienti.
Tarifat variojne sipas kufijve te mbulimit të përgjegjesisë dhe xhiron vjetore te te Siguruarit.
Tarifat për këtë sigurim varen nga nje numër faktorësh duke përfshirë kufirin e dëmshpërblimit që do të sigurohet. Tarifa mesatare eshte 0,2% e limitit total te pergjegjesise.
Tarifat per kete sigurim variojne nga 0,25% – 0,35% e shumes totale te pagave gjate nje viti.
Dëshironi të dini më shumë për produktet tona?
Na kontaktoni
Ekipi ynë i specialistëve do t’ju ndihmojë të:
- Mësoni për paketat dhe përfitimet e produkteve tona
- Merrni një ofertë individuale
- Planifikoni një takim personal
- Zgjidhni shërbimin e duhur për ju