Si mund të parashtroni ankesë në kompaninë SIGAL UNIQA Group AUSTRIA

1. Mënyrat e Parashtrimit të Ankesave

Ankesat mund të dorëzohen në njëren nga menyret e cekura me poshtë:

  • Me postë: Në emër të Njësisë së Trajtimit të Ankesave, në adresën: Rr. Ukshin Hoti, nr. 19, 10000, Prishtinë, Kosovë.
  • Me postë elektronike: Në adresën e email-it: [email protected] | [email protected]
  • Me telefon/faks : Duke kontaktuar numrin: +383 38 240 241
  • Personalisht apo nepermes perfaqsuesit me autorizim: Në adresën e përmendur më sipër.

2. Gjuha e Parashtrimit të Ankesave

Ankesat mund të dorëzohen në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, ose në gjuhën e përdorur në marrëveshjen e lidhur për produktin apo shërbimin në fjalë.

3. Parashtrimi i Ankesave është falas

Dorëzimi i ankesave është plotësisht falas dhe nuk kërkon ndonjë tarifë apo përdorimin e ndonjë formati të veçantë.

4. Konfirmimi e pranimit së Ankesës

Pranimi iankesës konfirmohet me shkrim, dhe nëse është e nevojshme, do të kërkohen informacione shtesë përmes postës elektronike ose postës rekomande, sipas preferencës së ankuesit.

5. Afati i Trajtimit të Ankesave

Ankesat do të trajtohen shpejt, dhe vendimi mbi ankimin do t’i komunikohet ankuesit brenda një afati maksimal prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga pranimi i saj. Në raste të veçanta që kërkojnë kohë shtesë për shkak të kompleksitetit, ky afat mund të zgjatet deri në tridhjetë (30) ditë,por do njoftohet pala ankuese për ketë afat. Koha që pritet për informacion shtesë nga ankuesi nuk llogaritet në këtë afat.

6. Njoftimi për Zgjidhjen e Ankesës

Ankuesit do të informohen për zgjidhjen e ankesës së tyre me shkrim,miratohet,miratohet pjeserisht apo refuzohet ankesa, përmes postës zyrtare, mjeteve të qëndrueshme elektronike, ose përmes telefonit, sipas preferencës së ankuesit.

7. Paknaqësitë lidhur me pergjigjen në Ankesë

Nëse ankuesi nuk është i kënaqur me përgjigjen e ankesës, ai/ajo mund t’i drejtohet Drejtorisë së Kompanisë në adresat e lartpërmendura, dhe më pas Bankës Qendrore të Kosovës për shqyrtim të mëtejshëm.

8. Këshillë juridike

Nëse pala nuk është e knaqur me pergjigjen e Drejtorisë se Kompanisë,apo të BQK-së, mund ti drejtohet me padi Gjykatës Kopetente.