Përmes këtij produkti, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ju mbron ndaj një përgjegjësie para ligjit për dëmet, kostot dhe shpenzimet në përputhje të pretendimeve për demet e shkaktuara karshi paleve te treta

Sigurimi i Përgjegjësisë Publike

Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin nga dëmtimet trupore dhe pasurore që u shkakton personave të tretë përmes veprimtarisë prodhuese, ndërtuese dhe përdoruese në ambjentet e tij.

Tarifat për kete lloj sigurimi janë në varësi të veprimtarisë, procesit të punës, qarkullimit, kufijve të dëmshpërblimit etj.

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale

Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin në rast dëmtimesh që ai i shkakton shëndetit ose pronës së të tretëve gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale ose gjatë këshillimit të të tretëve.

  • Arkitektet dhe inxhinieret
  • Vleresuesit e pasurive te paluejtshme
  • Agjentet e sigurimit dhe keshilltaret e investimeve
  • Avokatet
  • Noteret
  • Profesionet e reja ne te cilat perfshihen: konsulentet e publicitetit, bizneset e teknologjise se informacionit, media dhe bizneset e telekomunikacionit, terapisë aromatike, refleksikologjistet, konsulente fitnesi, trajnues privat e te tjere te ketij lloji
  • Doktoret, dentistet, ndihmes mjeket, okulistet

Sigurimi i Përgjegjësisë Produktit

Përmes këtij produkti, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ofron mbulimin me sigurim të biznesit për përgjegjësinë e produkteve që prodhohen apo tregohen. Duke u siguruar ndaj përgjegjësisë së produktit, biznesmenët, shitësit, administratorët përjashtohen nga përgjegjësitë financiare për produktin e hedhur në treg .

Kush mund të sigurohet?

Ky produkt është i domosdoshëm për të gjithë…

  • Biznesmenët
  • Prodhuesit
  • Shitësit me shumicë dhe pakicë të një malli të caktuar.

Sigurimi i Përgjegjësisë për Hotele dhe Restorante

Kjo policë sigurimi është hartuar posaçërisht për pronarët dhe administratorët e hoteleve dhe restoranteve, duke siguruar të gjitha përgjegjësitë që rrjedhin nga veprimtaria e tyre.

Ky sigurim mbulon dëmet fizike që mund t’i shkaktohen ndërtesës, si dhe përgjegjësinë publike që rrjedh nga ushtrimi i veprimtarisë hoteliere. Në rastin e hoteleve, kemi të bëjmë me një policë komplekse, pasi ka disa rreziqe të cilat trajtohen teknikisht dhe financiarisht në një policë të vetme sigurimi.

Sigurimi i Përgjegjësisë së Punëdhënësit

Punëdhënësi mund të detyrohet të kompensojë punonjësin e dëmtuar ose trashëgimtarët e tij në rast vdekjeje, për një lëndim aksidental që ndodh gjatë orarit të punës, pavarësisht nëse ka pasur ose jo neglizhencë nga punëdhënësi.

Frequently Asked Questions

Tarifat për këtë lloj sigurimi janë në varësi të veprimtarisë, procesit të punës, qarkullimit, kufijve të dëmshpërblimit por mesatarisht aplikohet nje tarife nga 0,1% deri ne 0,35% e limitit te pergjegjesise.

Tarifat për këtë sigurim varen nga nje numer faktoresh duke perfshire kufirin e demshperblimit qe do te sigurohet, masa dhe qellimi i biznesit ose praktika dhe shkalla e rrezikut qe lidhet me aktivitetet e tij. Tarifa mesatare e ketij sigurimi eshte 2% e te ardhurave totale te biznesit qe ushtron klienti.

Tarifat variojne sipas kufijve te mbulimit të përgjegjesisë dhe xhiron vjetore te te Siguruarit.

Tarifat për këtë sigurim varen nga nje numër faktorësh duke përfshirë kufirin e dëmshpërblimit që do të sigurohet. Tarifa mesatare eshte 0,2% e limitit total te pergjegjesise.

Tarifat per kete sigurim variojne nga 0,25% – 0,35% e shumes totale te pagave gjate nje viti.

Would you like to know more about our products?

Contact us

Our team of specialists will help you to:

  • Learn about our product packages and benefits
  • Get an individual offer
  • Schedule a personal meeting
  • Choose the right service for you
Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Full Name
Checkboxes