Prona që zotëroni, qoftë shtëpia ku jetoni, biznesi që keni ndërtuar me përkushtim apo magazina që mbart në vete pasurinë tuaj, nuk janë thjesht struktura fizike. Ato përfaqësojnë vite pune, investimi dhe sakrifice. Si të tilla meritojnë të mbrohen me seriozitetin më të madh.
Në një kohë kur zjarret po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më të rrezikshme, mbrojtja e pronës nuk është më luks, por domosdoshmëri. Vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar pothuajse 300 raste të zjarreve, me pasoja të mëdha në prona të ndryshme, si banesa, objekte afariste, hapësira bujqësore dhe magazina. Ky realitet shqetësues na rikujton se asnjë pronë nuk është e paprekshme, dhe se mbrojtja nuk mund të lihet në dorë të fatit.
SIGAL Insurance Group ua rikujton të gjithë qytetarëve dhe bizneseve se sigurimi i pronës ndaj zjarrit dhe rreziqeve shtesë është vendimi më i mençur që mund të merrni sot për të mbrojtur atë që keni ndërtuar me vite të tëra mundi.
Një ndër rreziqet më të mëdha dhe më të paparashikueshme që kërcënon çdo pronë është zjarri: i menjëhershëm, i pamëshirshëm dhe shpesh shkatërrues, ai mund të zhdukë gjithçka brenda pak çastesh. Rreziku nuk ndalet këtu. Rrufeja, përmbytjet, stuhitë, shembjet e dheut apo veprimet e qëllimshme të personave të tretë janë faktorë rrezikues, që mund të shkaktojnë dëme të pallogaritshme e të parikuperueshme te ju.
Sigurimi financiar, që krijon mundësinë e rikthimit të shpejtë në normalitet, rikuperimin nga dëmi i shkaktuar, është zgjidhja më e mençur e kujtdo.
Pse është thelbësor sigurimi i pronës?
- Zjarri nuk paralajmëron
Mjafton një shkëndijë, një defekt elektrik apo një bombol gazi që shpërthen për të nisur një zjarr me pasoja të rënda. Asnjë lloj prone nuk është e imunizuar nga rreziku: nga një banesë modeste, tek një dyqan, fabrikë apo qendër biznesi. - Kostoja e rindërtimit është shumë më e lartë se sa një policë sigurimi
Dëmtimi i një prone mund të çojë në humbje të mëdha financiare. Sigurimi i pronës me SIGAL Insurance Group ofron mbulim të menjëhershëm financiar për të rikuperuar dëmet pa rrezikuar kursimet tuaja apo funksionimin e biznesit. - Rreziqet natyrore dhe aksidentale po shtohen
Ndryshimet klimatike dhe urbanizimi i vrullshëm kanë rritur ndjeshëm rastet e fatkeqësive natyrore dhe aksidenteve teknike. Në vend të pasivitetit, veproni me përgjegjësi duke siguruar pronën tuaj që sot. - Siguria mendore është një investim i çmuar
Kur dini që pasuria juaj është e mbrojtur nga një kompani serioze si SIGAL Insurance Group, ndiheni më të qetë dhe më të sigurt për të ardhmen. Sigurimi nuk është vetëm një kontratë – është një ndjesi garancie dhe stabiliteti. - Është detyrim ndaj vetes, familjes dhe të ardhmes suaj
Nëse keni të afërm që varen nga ju, një ekip që punon për ju, apo një trashëgimi që dëshironi ta ruani, sigurimi është zgjedhja më e mençur për të mbrojtur gjithçka që keni ndërtuar me mund dhe dashuri.
Zgjidhja është këtu: SIGAL Insurance Group
Me përvojën më të gjatë në tregun shqiptar dhe rajonal të sigurimeve, SIGAL INSURANCE Group ju ofron:
- Mbulim të plotë për zjarr dhe rreziqe shtesë (përmbytje, rrufe, shpërthim, dëmtim vandal, etj.)
- Produkte të personalizuara për shtëpi, banesa, objekte tregtare apo ndërtesa industriale
- Asistencë të shpejtë dhe profesionale në rast dëmi
Mos prisni të ndodhë më e keqja për të vepruar.
Siguroni pronën tuaj sot dhe ruani qetësinë mendore për nesër.
Kontaktoni një nga agjentët tanë në të gjithë territorin ose blej online, lehtë dhe shpejt.
+383 38 240 241
Rr. “Ukshin Hoti”, Nr. 19, Pejton, Prishtinë
SIGAL Insurance Group – Mbrojtje për sot. Siguri për nesër.