Sigurimi KASKO

Pse të siguroni automjetin me Kasko tek SIGAL UNIQA?

Nëse jeni duke kërkuar sigurimin e duhur për automjetin tuaj, i cili do t’ju mbrojë financiarisht nga shumë ngjarje, atëherë zgjidhni KASKO nga SIGAL UNIQA Group Austria.

SIGAL UNIQA Group Austria është gjithmonë pranë klientëve të saj, duke paguar dëmet në kohë, por edhe duke sjellë vazhdimisht produkte që ua bëjnë jetën më të bukur dhe mbi të gjitha, më të sigurt.

Çfarë mbulon Sigurimi KASKO?

Dëmtime Aksidentale

Përplasja me një objekt fiks ose të lëvizshëm. Dalja nga rruga apo përmbysja e mjetit.

Thyerja e xhamave

Plasaritja/thërmimi i xhamave të përparme, të pasëm, anësore, të tavaneve të lëvizshëm si dhe xhamave të fenereve, shkaktuar nga goditja e një objekti të lëvizshëm

Zjarr, Rrufe, Eksplozion

Zjarri dhe eksplozioni që vijnë nga faktorë të jashtëm dhe përfshijnë mjetin e siguruar. Rrufeja mbi mjetin motorik.

Katastrofat Natyrore

Stuhia, breshëri, dëbora, tufani, përmbytja, vërshimi, renia e objekteve te ndryshme si pasoje e katastrofave natyrore.

Dëmtim në parkim (pa autor)

Dëmtime nga një mjet i lëvizshëm i paidentifikuar

Dëmtimi nga akte keqdashëse

Dëmet e ndodhura nga veprime të kryera në mënyrë të qëllimshme apo keqdashëse nga palë të treta pa dijeninë e të siguruarit.

Vjedhja ose vjedhja e pjesshme

Vjedhja totale e mjetit dhe vjedhja e aksesorëve ose elementëve të përfshirë në katalogun e prodhimit, përjashtohen pasqyrat, gomat, disqet. Për automjetet me Shuma te larta siguruse, instalohet pajisa GPS pa asnjë kosto shtesë për klientin, për aq kohë sa ky mjet do të jetë i siguruar nga rreziku vjedhjes.

Territori i mbulimit

Rajon: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal i Zi, Bosnje Hercegovine, Serbi.

KS+Rajon+EU: Krahas shteteve të mësipërme përfshin edhe: Shtetet anëtare të Bashkimit Europian, Zvicër, Norvegji, Turqi dhe Rusi.(perjashtohet nga vjedhja: Bullgaria)

Dokumentet

Shihni të gjitha detajet në dokumentat tona të informacionit për produktin e sigurimit:

KASKO Rajonale

Partial CASCO with flexible coverage for a selected package of risks

  • Dëmtime Aksidentale
  • Thyerja e xhamave
  • Zjarr, Rrufe, Eksplozion
  • Katastrofat Natyrore
  • Vjedhja Totale
  • Vjedhja e pjesshme
  • Dëmtimi nga akte keqdashëse
  • Mbulim i jashte vendit – Zona 1
  • Mbulim i jashte vendit – Zona 2

Full KASKO

Full CASCO
with coverage for all risks

  • Dëmtime Aksidentale
  • Thyerja e xhamave
  • Zjarr, Rrufe, Eksplozion
  • Katastrofat Natyrore
  • Vjedhja Totale
  • Vjedhja e pjesshme
  • Dëmtimi nga akte keqdashëse
  • Mbulim i jashte vendit – Zona 1
  • Mbulim i jashte vendit – Zona 2

Pyetjet më të shpeshta

Nëse mjeti është i mbuluar për riskun që ka shkaktuar dëmin.

  • Drejtuesi i mjetit që e ka emrin si i siguruar në policën Kasko ose është në listë e punonjësve të subjektit të siguruar.
  • Paraqet një raport policie, pavarsisht nëse drejtuesi i mjetit është shkaktar apo përfitues.
  • Nëse drejtuesi i mjetit nuk ka qenë nën efektin e alkoolit apo drogës.
  • Nëse drejtuesi i mjetit disponon leje drejtimit të vlefshme, për mjetin siguruar.
  • Automjetet më të vjetra se 10 vite në qarkullim
  • Automjetet e luksit, sportive, jashtë serie.
  • Motorat, mjetet bujqësore dhe industriale, automjetet e modifikuara dhe automjetet me timon në krah të kundërt.
  • Automjetet e pa regjistruara në Kosovë.
  • Njofton menjëherë policinë
  • Nuk tregon që është i siguruar kasko
  • Merr foto dhe video nga vendngjarja
  • Njofton menjëherë degën SIGAL ose zyrat qendrore.

Paraqet kërkesën për dëmshpërblim në
degën më të afërt të SIGAL duke paraqitur:

  • Raportin e policisë
  • Fotot nga vendngjarja
  • Lejen e qarkullimit & policat përkatëse
  • Autorizime përkatëse nëse është subjekt
  • Plotëson formularin për kërkesë për dëmshpërblim
  • Nuk riparon mjetin pa miratim të SIGAL

Mjeti riparohet në Serviset e Autorizuara të SIGAL UNIQA.

  • Vlera e automjetit në treg në momentin e marrjes në sigurim.
  • Çfarë është franshiza? Vlera e dëmit poshtë së cilës nuk mund të aplikohet për dëmshpërblim.
  • Çfarë është pjesa e zbritshme? Pjesëmarrja në risk e të siguruarit. Minimumi është 10% e vlerës së dëmit.

Dëshironi të dini më shumë për produktet tona?

Na kontaktoni

Ekipi ynë i specialistëve do t’ju ndihmojë të:

  • Mësoni për paketat dhe përfitimet e produkteve tona
  • Merrni një ofertë individuale
  • Planifikoni një takim personal
  • Zgjidhni shërbimin e duhur për ju
Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Emri & Mbiemri
Checkboxes

Sigurimi i detyrueshëm i automjetit “TPL”

Sigurimi i detyrueshëm për automjetet me targa kosovare për të qarkulluar brenda Kosoves. Ky sigurim është 1 vjeçar.

Sigurimi Minikasko

Sigurimi MINIKASKO mbulon dëmet aksidentale të përplasjes mjet me mjet në rrugë, me vlerë dëmshperblimi deri në 5,000 euro edhe në rastin kur i siguruari me minikasko është shkaktar (fajtor) i aksidentit.

Shërbimi AutoSOS

SIGAL UNIQA AutoSOS ofron në rrugë të besueshme dhe të sigurt asistencë 24 orë në ditë, 365 ditë në vit.