MiniKASKO
Sigurimi i vetë mjetit motorik nga përplasja mjet me mjet
Një police sigurimi që ju mbulon dëmet në automjetin tuaj edhe nëse jeni fajtor në aksident. Por kujdes, nëse ju nuk jeni shkaktar i aksidentit, mos pranoni fajësinë dhe polica e sigurimit do të vazhdojë të jetë e vlefshme duke ju mbrojtur nga aksidente të tjera që mund të ndodhin.
Çfarë mbulon MiniKASKO?
MiniKASKO është sigurimi i vetë automjetit në lëvizje, për dëmtimet aksidentale nga përplasja e tij me një automjet tjetër në lëvizje, vërtetuar me raport të policisë.
Zona e Mbulimit: Brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Kohëzgjatja e sigurimit: 1 vit dhe vetëm për një ngjarje të ndodhur gjatë kësaj periudhe.
Dokumentet
Shihni të gjitha detajet në dokumentat tona të informacionit për produktin e sigurimit:
Pyetjet më të shpeshta
Me sigurim MiniKASKO mund te pajisjen vetëm klientët e SIGAL në momentin e shtypjes së sigurimit TPL. Kategoritë e mjeteve që mund të sigurohen janë: Autovetura, Furrona, Kamionçina me peshë deri në 3.5 ton, te cilat janë te vjetra mbi 3 vjet dhe nuk e kalojnë shumen siguruse 15000€
Më poshtë ju shpjegojmë me detaje çdo hap që duhet të ndiqni.
- Kërkesa për dëmshpërblim;
- Procesverbali i Policisë Rrugore;
- Njoftimin e siguruesit pë rastin e dëmit (tel. fax. e-mail);
- Fotografi të mjetit/mjeteve të përfshira në aksidente, në vendin e ngjarjes;
- Deklarata e të dëmtuarit.
Dokumentet e mjetit përfitues:
- Lejen e qarkullimit;
- Policat e sigurimit: TPL + MINIKASKO;
- Dëshmi e aftësisë për drejtimin e mjetit;
- Certifikata e kontrollit teknik;
- Çdo dokument tjetër që kërkohet nga Siguruesi.
Kujdes!
- Mungesa e fotografive kërkon ekspertizën e mjetit të dëmtuar nga ana e shoqërisë së sigurimit përgjegjëse.
- Plotësoni me saktësi të dhënat e kërkuara dhe mbani parasysh që mashtrimi në sigurime është vepër penale.
Sigurimi i detyrueshëm i automjetit TPL, mbulon dëmet që i shkaktoni një pale tjetër ndërsa MiniKASKO mbulon dëmin në makinën tuaj në rast përplasje me mjet tjetër, pavarësisht se kush është fajtori. Prandaj SIGAL UNIQA këshillon gjithmonë të kombinoni sigurimin e detyrueshëm të automjetit me sigurimin MiniKASKO.
Dëshironi të dini më shumë për produktet tona?
Na kontaktoni
Ekipi ynë i specialistëve do t’ju ndihmojë të:
- Mësoni për paketat dhe përfitimet e produkteve tona
- Merrni një ofertë individuale
- Planifikoni një takim personal
- Zgjidhni shërbimin e duhur për ju