Me tingujt e kambanës së parë shkollore, çdo fëmijë niset drejt një aventure të re plot dije, miqësi dhe sfida. Por për shumë prindër, ky fillim vjen i shoqëruar edhe me ndjenja ankthi, sepse siguria e fëmijëve në ambientet shkollore është prioritet absolut.
Si ta përgatisim fëmijën emocionalisht për shkollë?
Për fëmijët e vegjël, sidomos ata që fillojnë për herë të parë klasën e parë, kjo fazë mund të jetë e frikshme. Prindërit mund t’i ndihmojnë duke:
- Biseduar hapur për emocionet që ndjejnë;
- Simuluar një ditë shkolle në shtëpi;
- Krijuar një rutinë të qëndrueshme mëngjesi;
- Përforcuar idenë se mësuesit janë aty për t’i mbështetur;
- I kujtojnë se është në rregull të ndihen të emocionuar apo të pasigurt.
Kjo qasje ndihmon fëmijët të futen në vitin shkollor me vetëbesim dhe përgatitje të shëndetshme mendore.
Siguria në shkollë: Më shumë se vetëm kujdes fizik
Përtej librave dhe çantave, ekziston një aspekt i rëndësishëm që shpesh anashkalohet, sigurimi nga aksidentet në ambientet shkollore.
Nga rrëzimet në oborrin e shkollës, tek dëmtimet në ekskursione apo aktivitetet sportive, aksidentet janë pjesë e realitetit. Pikërisht këtu hyn në lojë Sigurimi për Aksidente i SIGAL, i cili ofron:
- Mbulim financiar për trajtim mjekësor në rast aksidenti
- Shërbim të shpejtë dhe korrekt në rast dëmtimi
- Qetësi për prindërit që fëmijët janë të mbrojtur
Një hap i vogël për sot, një siguri e madhe për nesër
Investimi në sigurimin e fëmijës suaj është një vendim i mençur që ju ofron mbrojtje, qetësi dhe përkujdesje për çdo hap që fëmija ndërmerr në rrugën drejt dijes.