Silver – Aksidente Personale
Pako Silver përveç që ju mbulon humbjen e jetës aksidentale ju mbulon edhe nga aksidentet që mund t’ju ndodhin 24 orë në ditë. Në rast të invaliditetit të pjesshëm apo të plotë atëherë përfitoni përqindje të shumës së sigurimit bazuar në shkallën e invaliditetit dhe kushteve të kontratës.
- Humbje Jete Aksidentale
- Invaliditet nga Aksidenti
Gold – Humbje Jete
Pako Gold ju mbulon Humbjen e jetës nga shkaqet natyrore (sëmundje) bazuar vetëm në përjashtimet e përgjithshme. Mund të merret në kombinim me pako tjera, në bazë të zgjedhjes së të siguruarit dhe kushtevetë kontratës.
- Humbje Jete Natyrore
- Mbulime tjera sipas zgjedhjes
Gold Plus – Humbje Jete dhe Aksidente Personale
Pako Silver përveç që ju mbulon humbjen e jetës aksidentale ju mbulon edhe nga aksidentet që mund t’ju ndodhin 24 orë në ditë.Në rast të invaliditetit të pjesshëm apo të plotë atëherë përfitoni përqindje të shumës së sigurimit bazuar në shkallën e invaliditetit dhe kushteve të kontratës.
- Humbje Jete Natyrore
- Humbje Jete Aksidentale
- Invaliditet nga Aksidenti
Dokumentet
Shihni të gjitha detajet në dokumentat tona të informacionit për produktin e sigurimit:
Pyetjet më të shpeshta
Sigurimi I jetës për Hua, ofron sigurimin e rrezikut te mosshlyerjes së huasë së marrë pranë bankës, në rast të ndodhjes së ngjarjes së sigurimit. Ky mbulim është një mekanizëm mjaft i mirë mbrojtjeje financiare pë familjarët, të cilët nuk detyrohen të marrin përsipër shlyerjen e huasë pranë bankës.Pasi në nje rast të tillë të humbjes së jetës së personit të dashur në familje, SIGAL Life merr përsiper shlyerjen e detyrimit në bankë.
Ky sigurim mbron jo vetem të ardhurat dhe standardin e jetesës së familjes, por njëkohesisht shmang edhe ndërmarrjen e Çdo hapi ligjor që lind nga kontrata e huasë ,që vetë prona e lënë si kolateral të përdoret për mbylljen e detyrimit. Kjo është një mbrojtje e dyfishtë dhe përfitimi I vërtetë është qetësia dhe vazhdimësia e sigurt e jetës për familjarët.
Sigurimi i jetës është një mënyrë financiare unike, që mbështet përkujdesjen dhe dashurinë për të afërmit. Sigurimi i jetës ofron edhe përfitime personale, por përfitimi kryesor është përkujdesja financiare për ata që duam më shumë në jetë, për t’i ofruar siguri e mirëqënie në Çdo situatë e pasiguri.
SIGAL ju ofron një gamë të gjerë produktesh me mbulime të shumëllojshme për t’ju pergjigjur nevojave të ndryshme për sigurim.
Nëse ju keni marrë nje kredi në bankë atëhere duhet patjetër të keni Sigurimin e jetes për hua; Nëse po planifikoni të kurseni për të siguruar arsim e mirëqënie për fëmijën tuaj, apo jetë të qetë gjatë viteve të pensionit ,atëhere produkti më i përshtatshëm është: Sigurimi i jetës me kursim.
Dëshironi të dini më shumë për produktet tona?
Na kontaktoni
Ekipi ynë i specialistëve do t’ju ndihmojë të:
- Mësoni për paketat dhe përfitimet e produkteve tona
- Merrni një ofertë individuale
- Planifikoni një takim personal
- Zgjidhni shërbimin e duhur për ju