SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA
Ushtron aktivitetin e saj në Kosovë që nga Dhjetori 2011 dhe është liçencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në klasat e sigurimit të Jetës ku hyjnë:
Lista e klasave te produkteve qe ofrohen jane:
- Jeta me Kursim (Endowment)
- Jeta me Afat (Term Life)
- Jeta e Kredimarrësit (Credit Life)
- Si dhe shume nën-produkte tjera
Z. Avni Ponari
CEO
Kaltrina Gashi
UD. Drejtor Ekzekutiv – Kosovë
Jemi krenarë që në portofolin tonë kemi mbi 50,000 klientë që na e kanë besuar të ardhmen e tyre. Partneret dhe klientët që kemi në portofol janë të profileve të ndryshme, duke filluar nga individë, institucione publike, financiare, ndërmarrje private, korporata, organizata jo-qeveritare, etj. qe kane besuar kursimet dhe sigurimin e jetës se tyre apo punonjësve të tyre tek grupi ynë.
SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA eshte pjesë e “UNIQA GROUP AUSTRIA”, grupit më të madh të sigurimeve në Europën Qëndrore dhe Lindore, me një përvojë mbi 150 vjeçare në industrinë e sigurimeve. Me rreth mbi 22,000 punonjës, 19 milionë kontrata dhe 33 Miliardë Euro asete nën menaxhim, UNIQA Group AUSTRIA është ndër grupet më të fuqishme financiare dhe ndër kompanitë më energjike në Europë e vlerësuar me “A” nga ‘Standard&Poor’s’.
Portofoli ynë risigurohet me marrëveshje risiguruese, me Risigrues prestigjoz të sigurimeve të Jetës, si Scor Global Life, sipas standardeve te Grupit UNIQA si dhe Legjislacionit ne fuqi te BQK-se.