Si te veproni ne rast demit?

Pyetjet më të shpeshta

(Dëmet Shëndetsore)

Ju lutemi të kontaktoni menjëherë SIGAL UNIQA
(brenda 48 orëve më së voni) në:

Nëse keni nevojë të regjistroni ose paraqisni një kërkesë për rimbursim, ju lutemi vizitoni faqen tonë të internetit në adresat:

https://client.sigal-ks.com/

Ju duhet të kryeni këtë veprim jo më vonë se 5 ditë pune pasi të keni marrë informacionin mbi ngjarjen, ose mund ta dorëzoni kërkesën direkt në zyrat e SIGAL UNIQA në adresën:

Rruga Ukshin Hoti, Nr. 19, Pejton, Kat. 1, Prishtinë

Kërkesa duhet të jetë e plotësuar, duke përfshirë të gjitha dokumentet e nevojshme në lidhje me rastin.

Në rast të shtrimit në spital ose për shërbimet që kërkojnë autorizim paraprak, pas periudhës pritëse për trajtimet mjekësore sipas nenit 10 të kushteve të përgjithshme të kontratës, duhet të plotësohet dhe të dërgohet në SIGAL autorizimi paraprak.

Në rast urgjence mjekësore, kur kujdesi duhet të jepet menjëherë, SIGAL duhet të njoftohet brenda 48 orëve në adresën e emailit: [email protected] për shpenzimet që përfitojnë mbulim.

Për të marrë informacion rreth statusit të kërkesës suaj për rimbursim, mund të qaseni direkt në portalin e klientit në adresën:

https://client.sigal-ks.com/

Këtu do të gjeni detaje për çdo fazë të procesit të përpunimit të kërkesës suaj. Mund të kërkoni informacione edhe në lidhje me statusin e kërkesës suaj në adresën e emailit [email protected]

Koha e përpunimit varet nga kompleksiteti i kërkesës suaj. Në rast se kërkesa juaj është e kompletuar me të gjitha raportet mjekësore, rezultatet e analizave, RTG, MRI, faturat dhe kuponët fiskal etj., ajo do të procedohet brenda afateve të përcaktuara në kontratë dhe legjislacionin në fuqi.

Në rast se kërkesa nuk është e kompletuar ose kërkon dokumentacion shtesë për shkak të kompleksitetit të ngjarjes, SIGAL UNIQA do t’ju informojë brenda 48 orëve, për të plotësuar dosjen me dokumentacion shtesë.

Nëse nevojiten dokumente shtesë, do të informoheni me email për t’i bashkangjitur ato. Mund të dorëzoni fizikisht dokumentacionin në zyrat e SIGAL UNIQA, ose nëse keni paraqitur kërkesën online, mund të shfrytëzoni portalin e klientit për të ngarkuar dokumentet e nevojshme.

Kur paraqisni një kërkesë, do të duhet të siguroni kopjet e letërnjoftimit tuaj, kopjet e kartës së identitetit të siguruarit, raportet mjekësore, faturat dhe kuponët fiskal, si dhe çdo dokument shtesë që lidhet me ngjarjen.

Vlera e rimbursimit përcaktohet në bazë të kushteve të kontratës, listës së përfitimeve/policës dhe raporteve mjekësore të paraqitura. Vlerësimi kryhet në lidhje me nivelin e rimbursimit.

Pas miratimit të kërkesës suaj për pagesë, SIGAL UNIQA do të bëjë pagesën drejtë në llogarinë tuaj bankare të caktuar në policën e sigurimit ose në një llogari tjetër bankare që ju specifikoni në formularin e kërkesës për rimbursim.

Qëllimi ynë është të bëjmë pagesën për kërkesat e paraqitura menjëherë. Megjithatë, koha e rimbursimit varet nga kompleksiteti i kërkesës dhe dokumentacionit të dorëzuar.

Në raste të veçanta, do të duhet të shqyrtohet kërkesa më hollësisht për të miratuar rimbursimin, dhe koha e rimbursimit llogaritet nga dita e kompletimit të kërkesës për rimbursim. Bazuar në kushtet e kontratës dhe legjislacionin në fuqi, rimbursimi do të bëhet brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e kompletimit të kërkesës për rimbursim.

Dëshironi të dini më shumë për produktet tona?

Na kontaktoni

Ekipi ynë i specialistëve do t’ju ndihmojë të:

  • Mësoni për paketat dhe përfitimet e produkteve tona
  • Merrni një ofertë individuale
  • Planifikoni një takim personal
  • Zgjidhni shërbimin e duhur për ju
Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Emri & Mbiemri
Checkboxes