Sigurimi jete plus demshperrblim

Sigurimi Jetë Plus Cash

Me pakon Jetë Plus Cash ofrohet mbështetje financiare në rast të sëmundjeve serioze me kosto të lartë mjekësore, që ndikojnë në standardin e jetesës dhe vazhdimësinë e punës. Pakoja ka mbulim në të gjithë botën, përfshin fëmijët nën 21 vjeç pa pagesë shtesë, dhe ofrohet edhe për persona deri në 80 vjeç.

Sëmundjet që mbulohen janë:

  • Tumor malinj invaziv (në të gjithë trupin)
  • Tumor beninj ne koke

Shërbimet që mbulohen janë:

  • Opinion i dytë mjekësor nga qendra mjekësore të specializuara në të gjithë botën për cdo diagnozë
  • Gjetjen e spitalit më të specializuar për trajtimin e diagnozës së gjetur dhe planit të trajtimit
  • Organizimi i akomodimit dhe udhëtimit për pacientin që zgjedh një nga qendrat e sugjeruara
  • Shërbimi i përkthimit gjatë kohës së trajtimit mjekësor

Në rast diagnoze, SIGAL paguan menjëherë të gjithë shumën e siguruar (cash benefit) me paraqitjen e biopsisë.
Periudha e pritjes:  180 ditë për individë, 90 ditë për grupe mbi 50 persona.

Merr tarifën dhe apliko për sigurim

Jetë Plus Cash

Ju lutemi plotësoni formularin me informacionin tuaj, dhe ekipi ynë do t’ju kontaktojë për të finalizuar procesin e sigurimit.

Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të zgjidhni opsionin më të mirë të sigurimit për nevojat tuaja.

APLIKO KËTU

! Përfitimet kryesore të mësipërme i nënshtrohen termave dhe kushteve të siguracionit.

Tiparet e Policës së Sigurimit Jetë Plus Cash:

  • Kualifikohesh menjëherë nëse nuk je diagnostikuar më pare me tumor malinj dhe as nuk po trajtohesh aktualisht
  • Zona e mbulimt është e pa limituar
  • Skemë që pranon në sigurim çdo individ deri në 80 vjeç
  • Shuma monetare që zgjedh i siguruari akordohet menjëherë pas diagnositikimit.
  • Opinion i dytë mjëkësor për çdo diagnozë të gjetur
    (jo vetëm tumoret malinje) dhe për të marrë mendim të specializuar për mënyrën më të avancuar të trajtimit.

Dokumentet

Shihni të gjitha detajet në dokumentat tona të informacionit për produktin e sigurimit:

Dëshironi të dini më shumë për produktet tona?

Na kontaktoni

Ekipi ynë i specialistëve do t’ju ndihmojë të:

  • Mësoni për paketat dhe përfitimet e produkteve tona
  • Merrni një ofertë individuale
  • Planifikoni një takim personal
  • Zgjidhni shërbimin e duhur për ju
Emri & Mbiemri
Checkboxes