Çfarë është TeleShëndeti?
TeleShëndet është një aplikacion për telefon celular android dhe iphone, i cili nëse shkarkohet në telefonin tuaj, ju mundëson të komunikoni 24/7 me mjekë të përgjithshëm për çdo ankesë që mund të keni.
Manuali Teleshëndet
Shërbimet që ofron TeleShëndeti
Këshillim me mjek 24/7
Me TeleShëndet ju mund të telefononi një doktor të licensuar me telefonate ose video, në çdo orë të ditës apo natës, dhe të këshilloheni për çdo shqetësim shëndetësor që mund të keni.
Shkarkoni kartelën tuaj mjekësore
Ju keni mundësi të ngarkoni ezkaminimet tuaja mjekësore dhe te shkarkoni në kohë reale kartën tuaj mjekësore, ku keni të gjitha vizitat, këshillat dhe ilaçet e rekomanduar nga mjeku.
Merrni një recetë mjekësore online
Në rast kur mjekët ju rekomandojnë një medikament ata mund tju lëshojnë një recetë elektronike të cilën e printoni dhe ia tregoni farmacistit tuaj.
Përfitoni zbritje për shërbimet
Me Teleshëndet ju përfitoni 10-50% ulje për shërbime mjekësore në rrjetin mjekësor SIGAL (KS, AL)
Përsona të siguruar
Pako Individuale
40 € / viti
- Teleshëndet
- Aksident Personal
Pako Familjare deri 4 persona
80 € / viti
- Teleshëndet
- Aksident Personal
Përfitoni zbritje në rrjetin mjekësor SIGAL
Të gjithë klientët e TeleShëndet pajisen me një kartë. Sa herë që shkoni për të marrë një shërbim mjekësor në një nga klinikat dhe spitalet e rrjetit mjekësor të SIGAL UNIQA ju do të përfitoni 10% deri në 50% zbritje.
Dokumentet
Shihni të gjitha detajet në dokumentat tona të informacionit për produktin e sigurimit:
Pyetjet më të shpeshta
“Teleshëndet” është një aplikacion për telefona celularë (android dhe iphone) në mënyrë që sa herë të keni nevojë për t’u konsultuar me një mjek, të keni mundësi t’a telefononi atë me video ose audio 24/7 dhe kudo ku jeni, brenda apo jashtë Shqipërisë.
Nëpërmjet “Teleshëndet” ju mundësohen:
- Telefonata Video dhe audio me një mjek të përgjithshëm 24/7 ditë të javës
- Telefonata Video dhe audio me mjekë specialist, në ditë të caktuara për të cilat ju do të njoftoheni nga aplikacioni nëse e keni të shkarkuar në telefon atë;
- Mundësinë për të lexuar artikuj në lidhje me shëndetin;
- Qasje online dhe 24/7 në kartelën tuaj mjekësore. Gjatë telefonatave mjekët do të lënë komente mbi gjendjen mjekësore, ankesat dhe simptomat tuaja dhe rekomandimet e dhëna prej tyre, informacion ky I cili do ndihmojë që gjatë vizitave të ardhshme të keni një historic të gatshëm dhe në xhep, duke shmangur mbi të gjitha mbajtjen e letrave mjekëosre me vete;
- Akses në kohë reale në kontaktet dhe adresën e klinikave dhe spitaleve me të cilat SIGAL UNIQA ka marrëveshje;
- Në aplikacion do të keni mundësi të shkarkoni kartën tuaj të sigurimit të shëndetit, elektronikisht në cdo moment.
- Në aplikacion do të keni mundësi të shikoni 24/7 procesin e rimbursimit për praktikën tuaj shëndetësore;
Nëse hyn në playstore apo Appstore, në rubrikën search, shkruani Teleshëndet. Instaloni aplikacionin dhe hyni për t’u rregjistruar dhe për të krijoni profilin tuaj personal.
Në mënyrë që të përfitoni nga ky shërbim, ju duhet të keni aktivizuar paketat tona “individuale” apo “familjare”. Këto paketa janë 1-vjecare dhe aktivizohen duke u pajisur me një kartë, e cila shitet në cdo pikë të Autorizuar të SIGAL UNIQA. Ju mund ti blini këto paketa edhe në faqen tonë në ëeb. Na telefononi në 04 2 233 308 për t’u njohur me pikën me të afërt me ju ose për t’ju ofruar asistencë për blerjen ose porositjen e kartave online.
SIGAL e ka krijuar këtë shërbim për klientët dhe të siguruarit. Kjo do të thotë se: ju mund ta blini këtë shërbim në cdo pikë shitje të autorizuar nga SIGAL UNIQA dhe cdo zyrë të saj, apo direct në faqen e ëeb. Gjithashtu, për klientë të caktuar, (psh. policën Silver apo Gold), atëherë këtë shërbim do ta përfitoni falas
Mjekët janë mjekë të përgjithshëm, të liçensuar në Urdhrin e Mjekut. Gjithashtu mjekët janë mjekë pediatër specialistë. Nëse ankesa juaj ka nevojë për një specialist, ju mund ta diskutoni problematikën tuaj me mjekun e përgjithshëm për të kuptuar më saktë specialitetin për të cilin keni nevojë.
Nuk ka limit oraresh për të telefonuar. Ky shërbim është i hapur, ditën dhe natën, 365 ditë të vitit.
Karta individuale mund të përdoret nga 1 person I vetëm dhe mjeku do të konsultojë vetëm simptomat e njërit anëtari në familje.
Ne menyre qe mjeku te konsultoje edhe simptomat apo shqetesimet e anetareve te tjere te familjes tuaj, ju duhet te pajiseni me karten Familjare.
Teleshëndet ndryshon nga Telemjekësia, pasi teleshëndet ofron konsulta mjekësore në distancë, ndërsa telemjekësia ofron shërbime mjekësore në distancë.
Dëshironi të dini më shumë për produktet tona?
Na kontaktoni
Ekipi ynë i specialistëve do t’ju ndihmojë të:
- Mësoni për paketat dhe përfitimet e produkteve tona
- Merrni një ofertë individuale
- Planifikoni një takim personal
- Zgjidhni shërbimin e duhur për ju