Pse ta siguroni automjetin me TPL tek SIGAL UNIQA
SIGAL UNIQA është kompania që zbaton sistemin “Bonus-Malus”, duke u ofruar të gjithë klientëve të saj të sigurimit të automjetit “TPL” të shoqëruar me sigurime vullnetare shtesë ose me shërbime të ndryshme.
Sigurimi “TPL+” është sigurimi i detyrueshëm për të gjithë automjetet e regjistruara në Republikën e Kosovës te cilat kanë destinacion: Maqedoninë e Veriut, Serbi apo Malin e Zi.
Çfarë mbulon sigurimi i detyrueshëm i automjetit “TPL”?
Në kuadër të ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” çdo automjet që qarkullon brenda territorit të Republikës së Kosovës duhet të jetë i pajisur me policën TPL (Sigurimi i Detyrueshëm i Mbajtësit të Mjetit Motorik për Përgjegjësinë Civile ndaj Palëve të Treta).
Ky sigurim përfshin mbulimin e shpenzimeve si pasojë e dëmeve materiale, shëndetësore dhe pasurore të shkaktuara ndaj palëve të treta, për shkak të qarkullimit të mjetit motorik të siguruar.
Dokumentet
Shihni të gjitha detajet në dokumentat tona të informacionit për produktin e sigurimit:
Pyetjet më të shpeshta
Çmimi i sigurimit të automjetit TPL, është i rregulluar përmes sistemit “bonus-malus”, ku përcaktohet nga kubikazha e automjet, qëllimi i përdorimit dhe llojit të veprimtarisë së biznesit tek personat juridikë
I siguruari duhet të njoftojë kompaninë e sigurimit për humbjen e policës dhe të pajiset me një duplikatë pranë pikave të shitjes SIGAL UNIQA.
TPL+ mbulon përgjegjësinë civile të mbajtësit të mjetit motorik, ndaj dëmeve që u shkakton palëve të treta, në përputhje me parashikimin e Ligjit të një prej shteteve ku ndodh aksidenti.
Periudha e sigurimit TPL+ varet nga periudha e sigurimit te automjetit TPL dhe nuk mund te shtypet për kohëzgjatje më të vogël sesa përfundimi i policës TPL.
Dëshironi të dini më shumë për produktet tona?
Na kontaktoni
Ekipi ynë i specialistëve do t’ju ndihmojë të:
- Mësoni për paketat dhe përfitimet e produkteve tona
- Merrni një ofertë individuale
- Planifikoni një takim personal
- Zgjidhni shërbimin e duhur për ju