Shtëpia është investimi më i rëndësishëm dhe më i madh që bëjmë në jetë. Aty ku ndihemi më të sigurt se kudo tjetër, është vendi ku krijojmë kujtime, ndërtojmë familje dhe ndajmë momentet më të paharruara me njerëzit e dashur!
Por sa i mbrojtur është realisht ky investim nga rreziqet jashtë kontrollit tonë? Fatkeqësi natyrore si zjarri, rrufeja, tërmeti, stuhitë apo përmbytjet mund të ndodhin në çdo moment, duke shkaktuar jo vetëm dëme materiale, por edhe duke rrezikuar sigurinë dhe stabilitetin e familjes suaj. Përveç këtyre, sigurimi ofron mbulim edhe ndaj eksplozioneve, vjedhjeve dhe dëmtimeve të qëllimshme, duke ju siguruar qetësi dhe mbrojtje të plotë.
Në këtë rast, SIGAL KOSOVA është dora që të mbështet në momentet më të vështira.
Pse sigurimi i pronës është i domosdosshëm?
Zjarri
Mjafton një defekt elektrik apo një pakujdesi, dhe mund të ndodhë një zjarr që dëmton jo vetëm shtëpinë, por edhe gjithçka brenda saj. Me sigurimin e pronës ju mbuloni si banesën ashtu edhe mobiljet dhe pajisjet tuaja.
Rrufeja
Rrufetë janë një fenomen i zakonshëm në Kosovë. Ato mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në pajisje elektronike dhe struktura. Sigurimi i pronës ju mbron nga këto rreziqe, duke ju siguruar mbështetje në rast nevoje.
Stuhitë dhe erërat e forta
Erërat e forta dhe stuhitë rrezikojnë çatinë, dritaret dhe muret e ndërtesës tuaj. Falë sigurimit të pronës, dëmet e tilla mbulohen plotësisht, duke ju lejuar të qëndroni të qetë dhe të sigurt, pa u shqetësuar për harxhimet e riparimeve.
Përmbytjet dhe dëmet nga uji
Përmbytjet nga reshjet e mëdha dëmtojnë gjithçka keni ndërtuar me mund. Me sigurimin e pronës, ju jeni të mbrojtur dhe çdo dëmtim mbulohet.
Përfitimet e zgjedhjes së Sigal Kosova për Sigurimin e Pronës!
Mbulim i plotë për shtëpinë dhe oborrin
Kompensim i shpejtë dhe i drejtë
Mbulime shtesë sipas nevojës
Asistencë 24/7
Mbrojtje e garantuar nga kompania lidere e sigurimeve në Kosovë dhe rajon
Me SIGAL KOSOVA prona juaj është në duar të sigurta! Mbulim i plotë, kompensim dhe mbështetje në çdo kohë. Sepse jeta është më e bukur kur je i sigurt!
Mos e leni për nesër atë që mund të mbani të sigurt sot!
Blej Sigurimin e Pronës përmes platformës online.
Blej online