Search

+383 38 240 241

Sigurimet Financiare
"Sigurimi i Bankave"

Sigurimi i parave në Kasafortë

SIGAL UNIQA GROUP ASUTRIA merr përsipër t'ju dëmshpërblejë për humbjen apo dëmtimin e pasurisë, si rrjedhojë e vjedhjes përmes hyrjes dhe daljes forcërisht ose me dhunë nga objekti që ju do të siguroni.

Sigurimi i parave gjatë Transportit

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ju mbulon nga rreziku i vjedhjes dhe grabitjes së vlerave monetare gjatë transportit të tyre. Ne marrim përsipër t'ju dëmshpërblejmë për humbjen apo dëmtimin e pasurisë si rrjedhojë e vjedhjes apo grabitjes së vlerave monetare gjatë transportit, nën ruajtjen e punonjësve apo shoqërive transportuese.

Përmes këtij produkti, mbulohen rreziqe si:

Gjatë Transportit

Sigurimi kompleks i bankave (BBB)

Ky sigurim aplikohet për bankat, shoqëritë e këmbimit valutor si dhe të gjitha shoqëritë e mëdha që mbajnë gjendje parash në ambjentet e tyre.

Sigurimi Rreziku Kibernetik

Ky sigurim mbulon humbjet nga dëmi kibernetik në Bankë.
Ndër rreziqet e siguruara përmendim:
• Mbulimi i detyrimit karshi klientëve për shkelje të mbrojtjes së të dhënave dhe konfidencialitetit.

• Mbulimi i detyrimit për shkak të kushteve penale për pagesat elektronike;
• Mbulimi për humbjet e palës së parë si: Ndërprerja e aktivitetit tregtar, Plani i veprimit për të përmirësuar nivelin e sigurisë së informacionit;;
• Mbulimi i shpenzimeve të procedimeve rregullatore si: Hetimet e brendshme; Procedimet rregullatore; Gjobat administrative si rezultat i shkeljes së mbrojtjes së të dhënave ose shkeljes së konfidencialitetit ose dëmit kibernetik;
• Mbulimi për menaxhimin e krizës si: Shpenzimet e njoftimit; Keshillimi Juridik; Konsultimet për krizën në marrëdhëniet me publikun; Shërbimet e konsulencës në rastin e shantazhit kibernetik;
• Shërbimet e reagimit ndaj incidenteve kibernetike;

Sigurimi i Përgjegjësisë Drejtorëve dhe Oficerëve (D&O)

Kjo policë mbulon përgjegjësine personale të D&O për humbjet që ata shkaktojnë në kryerjen e aktivitetit të tyre dhe detyrave përkatëse. Normalisht humbjen e vuan kompania, por pretendimet e D&O mund të vijnë nga një sërë burimesh.

Policat e D&O mbulojnë përgjegjësitë që vijnë nga “veprimet e kryera gabim”, por jo pandershmëri, mashtrim ose keqdashësi. Polica mbulon dëmetdhe kostot ligjore, por jo gjobat.

Përgjegjësia Profesionale Bankat (Dëmshpërblimi Profesional)

Ky sigurim mbulon Bankën për dëme të shkaktuara klientëve të saj në shërbimet e pagesave për përgjegjësinë që ka Banka ndaj ofruesit të shërbimit të llogarisë së shërbimit të pagesave ose përdoruesit të shërbimit të pagesave, që rezulton nga hyrja/aksesi i paautorizuar ose përdorimi i paautorizuar ose me qëllim mashtrimi i informacionit të llogarisë së pagesës.

Pyetjet më të shpeshta

  • CV te kompanise dhe stafit drejtues
  • Bilanci i dy viteve te fundit dhe kopje e Auditimit
  • Plotesimi i pyetesorit te aplikimit
  • Lista e punonjesve
  • Kopje e kontratave me shoqerite e ruajtjes fizike dhe transportuesit te parave.

Ky sigurim aplikohet për bankat, shoqëritë e këmbimit valutor si dhe të gjitha shoqëritë e mëdha që mbajnë gjendje parash në ambjentet e tyre.
Vjedhja dhe grabitja e vlerave monetare në:

  • Kasafortë
  • ATM
  • Kasafortë

Ky sigurim aplikohet për bankat, shoqëritë e këmbimit valutor si dhe të gjitha shoqëritë e mëdha që mbajnë gjendje parash në ambjentet e tyre.

Përmes këtij produkti, mbulohen rreziqe si:

  • Gjatë Transportit
  • Nën Ruajtjen e Punonjësve.
  • Nën Kujdesin e Shoqërive Transportuese.

Përmes këtij produkti, mbulohen rreziqe si:

  • Pandershmëritë e Punonjësve.
  • Paratë në Kasafortë & ATM.
  • Paratë në Tranzit.
  • Çeqet e Imituara.
    Paratë e Falsifikuara.

Dëshironi të dini më shumë për produktet tona? Na kontaktoni.

Ekipi ynë i specialistëve do t'ju ndihmojë të:

Mësoni për paketat dhe përfitimet e produkteve tona

Merrni një ofertë individuale

Planifikoni një takim personal

Zgjidhni shërbimin e duhur për ju

Na kontaktoni në numrin +383 38 240 241

Your personal data will be used only to give additional information about our products.

Produkte të tjera

Scroll to Top