Si t’i bëjmë ditët e vjeshtës më atraktive?

Pavarësisht nga mosha, ditët me shi, ulin gjendjen e mirë shpirtërore. Për fëmijët, kjo ndodhë për shkak se ata nuk mund të luajnë jashtë. Për të rriturit dhe të moshuar, kjo ndodhë për shkak të mungesës së diellit dhe kalimit të ditëve në ambiente të mbyllura, ndërsa shfaqet qielli gri.

Disa e gjejnë një mot të tillë si shumë romantik, e disa të tjerë pyesni veten se çfarë të bëj në një ditë me shi! Dhe ne ju themi, një mot me shi nuk ju pengon të kaloni kohë të mirë dhe të keni argëtim edhe brenda.

Ne po i ndajmë me ju disa gjëra që mund t’i bëni në një mot me shi:

  • Shikoni një film
    Të gjithë e kemi një listë të filmave që nuk e kemi parë, dita-ditës edhe po rritet numri, ju mund ta shfrytëzoni një rast të tillë dhe të shihni ndonjërin nga ta.
  • Luani ndonjë lojë
    Puzzle, pantonima, lojën sa fjalë po i mban në mend, e sa e sa lojëra të tjera që i dimë mund t’i luani.
  • Zhvilloni edhe më tej hobin tuaj
    A i bini pianos, por nuk keni kohë të merreni më shumë me të? A shkruani poezi por nuk keni kohë të shkruani? Apo, juve ju pëlqen të vizatoni por kohët e fundit nuk e keni bërë asnjë vijë; kjo mund të jetë koha e përshtatshme për t’iu rikthyer gjithë këtyre aktiviteteve.
  • Lexoni një libër
    Apo ndoshta ka kohë që jeni duke e lexuar një libër por keni mbetur në gjysmë, atë mund ta bëni tashmë, ose edhe të filloni ta lexoni një libër të ri.
  • Shkruani diçka
    Një moment interesant i jetës suaj që dëshironi ta mbani mend, ose ditën tuaj.
  • Pastroni shtëpinë tuaj
    Kohët e fundit nuk jeni marrë aq shumë me shtëpinë tuaj, tani ju mund ta organizoni një kohë dhe ta pastroni atë.
  • Gjumë
    Një ditë me shi është koha perfekte për të shijuar një dremitje pasdite nëse orari juaj ju lejon.

“Pra, herën tjetër kur moti është i zymtë dhe gri, tërhiqni këtë listë për të shmangur mërzinë dhe ndjenjat e zymta me diçka argëtuese.”

Scroll to Top